• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFEN TAKIMIN E PARË ME NUSEN/ Inxhinierja Bozo: Erdhën nga zbori që të dy…
Home
Sociale

RRËFEN TAKIMIN E PARË ME NUSEN/ Inxhinierja Bozo: Erdhën nga zbori që të dy…

22 February, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Luljeta Bozo inxhinierja që u kthye në një zë që informoi dhe qetësoi shqiptarët për tërmetin dhe rëndësinë e ndërtimit, ka bërë një rrëfim ndryshe lidhur me marrëdhënien e saj me nusen.

Bashkë me nusen e djalit skenaristen Alda Bida, ajo ka qenë e ftuar tek “Rudina” ku ka folur për raportin vjehrrë-nuse duke përcjellë disa mesazhe të rëndësishme.

“Hera e parë që kam parë Aldën ishin në zbor andej në Mamurras, edhe vjen Petri e sjell. Në fakt Aldën të parën e ka parë Todi, edhe më përpara se Todi halla. Petri me mua ka qenë shumë i hapur. Edhe ma thua që kam një shoqe. Shyqyr që e ke një shoqe po kur do na i sjellësh. Erdhën nga zbori që të dy. Kjo ishte njohja e parë.

Alda ishte goxha vajzë, e bukur, e re me gjallëri me të gjitha çfarë ka rinia. Mbi të gjitha rëndësi për mua kishte që ata të dy donin njëri-tjetrin. Kjo është më e rëndësishmja, kur djali me vajzën kanë dashuri të sinqertë, kanë mirëkuptim, kanë harmoni, të gjitha të tjerat sfumohen. Nuk merret njeriu me vogëlsira”, thotë Bozo ndërsa tregon takimin e parë me nusen.

Sakaq ajo na përcjell disa këshilla që e kanë ndihmuar të mbajë raport të mirë me nusen. “Po e ke në kokë që të bësh sherr, për asnjë gjë bën sherr”, thotë ajo.

“Në qoftë se do që të shkosh mirë, duhet të kesh dy gjëra parasysh. Vajza që vjen në shtëpi vjen nga një familje tjetër, nga një mënyrë tjetër jetes, futet në një mjedis të ri, duhet patjetër të bëhet shumë tërheqje dhe lëshim nga ai që është më i rritur dhe më i pjekur, nga i zoti i shtëpisë. Dhe po kështu nga ana e nuses. Kur arrihet ky mirëkuptim dhe dihet ku duhet të tërhiqet njëra palë dhe pala tjetër, gjithmonë gjendet gjuha e përbashkët. Kështu që duhet ta kesh në kokë. Po e ke në kokë që të bësh sherr, për asnjë gjë bën sherr. Në atë kohë ato ishin kushtet, do jetonim bashkë. Por mirë do ishte që secili të ishte në shtëpinë e vetë”, shtoi Bozo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS VIJON NË KRYE/ Ronaldo shënon në ndeshjen e 1000-të në karrierë
Previous article "MUND TË THONË QË JAM SHITUR POR NUK NJOHIN..."/ Gazetari Alban Dudushi vlerësohet me çmimin “Barleti”

F.autor

Postime të ngjashme

GRUSHSTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHSTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT