• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ofensiva e re e çiftit presidencial kundër zonjave të Qeverisë: E çmendur, halabake… luleshtrydhe
Home
Ekskluzive

Ofensiva e re e çiftit presidencial kundër zonjave të Qeverisë: E çmendur, halabake… luleshtrydhe

22 February, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka sulmuar ashpër ditën e sotme ministren e drejtësisë, duke iu drejtuar me një fjalor seksist, jo etik dhe shumë larg shembullit të një zonje në politikë.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi e ka quajtur ministren “halabake”, term i cili ka shkaktuar edhe irritim të madh në rrjet dhe opinion publik.

“Një ministreshë që ka vjedhur protokollin dhe e ka falsifikuar atë, ashtu ka arritur të vjedhë dhe pronat e shqiptarëve. Një halabake rrugësh që merr guximin për të falsifikuar protokollin e shtetit, mos u çudisni që kjo dhe bandat e saj kanë vjedhur pronat e shqiptarëve. Ajo u heq shenjat e gishtërinjve trafikantëve të drogës dhe vendos ato të shqiptarëve të thjeshtë. Kjo halabake kur arrin të falsifikojë të drejtën kushtuese të presidentit mund të presësh shumë dhe se çfarë mund të bëjë ajo me jetën tona dhe fatin e shqiptarëve.”

Monika Kryemadhi ka sulmuar këtu edhe anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi duke e quajtur “ngelëse”.

“Strukturat e drejtësisë le të vendosë për të. Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse. Unë do të jem në Bulevard më 2 mars si një qytetare.”

Ndërkohë, Kryemadhi ka vijuar edhe më tej teksa ka folur edhe për ministren e shëndetësisë me etiketimin “luleshtrydhe”.

“Sipas batutave të asaj që Edi Rama i thërret luleshtrydhe.  Për Ministren e Shëndetësisht e kam fjalën që kanë ikur 6000 mijë mjekë. Normal që do ikin, sa është rroga e një mjeku sot? 420 mijë lekë, I bie 300 euro.”

Ky ligjërim, të kujton atë të Sali Berishës kundër Ina Ramës, kryeprokurores në periudhën e ngjarjeve të 21 janarit teksa i drejtohej me fjalët “lavire bulevardi”.

“Mund të thoni për Ina Ramës. Ina Rama ishte puçiste dhe i është thënë lavire politike dhe s’ia heq kurrë dhe ishte minimumi i asaj që mund ti thosha. Shpresonte të merrte dy mandate duke bashkëpunuar me kryetrarin tuaj. Unë këtu nga kjo platformë cilitdo qytetar që t’ia thotë, cilido zyrtar tjetër do ja plas në surrat. Më e keqja është që të gjithë të bëhen banorë të fermës së derrave”, deklaronte Berisha në Kuvend.

Pak ditë më parë, Presidenti Meta sulmoi ashpër nepermjet zëdhënësit të tij edhe ministren e Parlamentit Elisa Spiropali duke e quajtur të çmendur.

“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.

Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Blushi.

E pika që i takon sot Metën e Kryemadhin me Berishën është pikërisht Bulevardi. Kur u bënë sulme të ketij lloji ndaj një zonje nga ish kryeministri Berisha, ishin vrarë në Bulevard nga Garda 4 qytetarë të pafajshëm që ende sot nuk e kanë marrë drejtësinë.

Ndërkohë që sot, 9 vite më vonë Presidenti Meta dhe Monika Kryemadhi sulmojnë me të njëjtën gjuhë pak përpara protestës së thirrur nga Presidenti me 2 mars, po në të njëjtin Bulevard.

Rastësi? Apo çiftit presidencial i pëlqen të ecë gjithnjë në gjurmët e ish kryeministrit Sali Berisha?

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDHE NOTERËT PARA VETTING-ut/ Sadushi: Masa disiplinore deri në heqjen e licencës për parregullsitë
Previous article SPEKTAKËL NË "CAMP NOU"/ "Katalanasit" mposhtin Eibar me "Manita" dhe ngjiten në krye

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta Breaking News

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta

MERR FUND ARRATIA E NIPIT TË "MIRIT TË XHIKËS"/ Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes biznesmenëve që dyshohet se pastronin paratë e krimit Aktualitet

MERR FUND ARRATIA E NIPIT TË "MIRIT TË XHIKËS"/ Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes biznesmenëve që dyshohet se pastronin paratë e krimit

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane Politikë

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT