• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EDHE NOTERËT PARA VETTING-ut/ Sadushi: Masa disiplinore deri në heqjen e licencës për parregullsitë
Home
Aktualitet
Drejtësi

EDHE NOTERËT PARA VETTING-ut/ Sadushi: Masa disiplinore deri në heqjen e licencës për parregullsitë

22 February, 2020 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Prej muajsh noterët në të gjithë vendin kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të verifikuar integritetin, aftësitë dhe kualifikimet profesionale të tyre. Nëse do të konstatohen parregullsi, parashikohen masa disiplinore deri në heqjen e licencës.

Përveç magjistratëve dhe efektivave të policisë një tjetër kategori juristësh do t’i nënshtrohet vettingut.

Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterisë, Mimoza Sadushi thotë për RTV Ora se një procedurë e tillë është e nevojshme dhe së shpejti komisioni ngritur do të nxjerrë edhe rezultatet.

“Patjetër që është i nevojshëm, meqenëse është një proces që po bëhet në të gjitha institucionet, nuk mund të thuash që të përjashtohet noteria. Pavarësisht se themi është një veprimtari private, por është një funksion public”, u shpreh Sadushi.

Vettingu synon të kontrollojë karrierën e tyre që nga dokumenti i hyrjes në këtë profesion si asistent.

“Duke filluar që nga diplomat e përfundimit të shkollës, më tej me plotësimin e viteve të asistencës, që ka bërë çdo noter pranë zyrës noteriale. Pra të gjithë procedurën që kërkonte ligji i kohës në momentin kur noteri është bërë noter”, theksoi ajo.

Nëse në këto formularë konstatohen të dhëna të rreme do të nisë procedimi disiplinor deri në heqje licencës per noterët.

“Është vendimmarrje e ministrit të Drejtësisë, sepse kështu e parashikon ligji. Ndoshta do të ketë për ata persona që nuk kanë plotësuar kriteret për futjen në profesion, mund të ketë masa të tilla, ose edhe masa më të lehta për shkeljet që mund të kenë bërë noterët” tha Sadushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENTI NË "AIR ALBANIA"/ Rama: Këta lloj katërkëmbëshash të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiume
Previous article Ofensiva e re e çiftit presidencial kundër zonjave të Qeverisë: E çmendur, halabake... luleshtrydhe

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT