• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Plani sekret i Llallës për arrestime të krerëve të policisë dhe vizita e Çakos në SHBA
Home
Breaking News

Plani sekret i Llallës për arrestime të krerëve të policisë dhe vizita e Çakos në SHBA

27 October, 2017 Editor Aktualitet, Breaking News

Deklarata e papritur e Monika Kryemadhit, në lidhje me mundësinë e largimit nga vendi të familjes së Kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, edhe pse doli që ishte një “bombë tymuese”, gjithsesi nuk ishte e rastësishme.

Thjesht po të lidhësh ngjarjet që ndoqën rrjedhën në tashmë “Çështjen Tahiri”, kupton se kemi të bëjmë me një skenar real.

Një ditën kur në Komisionin e Mandateve dhe Rregullores, po përvijohej një mungesë provash për akuzën me të cilën kërkohej arrestimi i ish-ministrit të Brendshëm, në outlet-e të medias online u paraqit një lajm që pritet arrestimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Madje disa media shumë të rëndësishme, fiks një javë më parë publikuan një lajm sipas të cilit “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka dhënë dorëheqjen!”.

Lajmi qëndroi gati më shumë se një orë në rrjet, madje edhe anonçua në pjesën e parë të Opinionit të Fevziut, por nuk kaloi shumë dhe Haki Çako deklaroi që jo vetëm nuk është larguar, por të nesërmen do të udhëtonte për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikërisht kjo pjesë ishte edhe më kyçja e lëvizjeve frenetike që po ndodhnin në Tiranë në ato orë ndërmjet dy palëve.

Pse është e rëndësishme “udhëtimi në SHBA” i Çakos dhe çfarë ka lidhje me ngjarjen?

Ditën kur shpërtheu akuza ndaj Saimir Tahirit, ky i fundit kërkoi një takim me Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Sipas gjasave për t’i kërkouar që të hetohej. Por Llalla, përveçse refuzoi takimin, në mënyrë që të mos i jepte një “mbulesë institucionale” një të “dyshuari”, tentoi të bëjë lëvizjen paralele.

Kryeprokurori i kërkoi takim ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Siç duket për ta informuar mbi dosjen italiane, por që në publik do të merrte një fuqi të madhe thjesht forma- pra takimi, i cili do të përkthehej si “përkrahje e SHBA-së” për Llallën në arrestimin e Tahirit.

Donald Lu nuk ja dha këtë kënaqësi Prokurorit të Përgjithshëm, të cilit, së bashku edhe me një grup prokurorësh(ndër ta edhe treshja e famshme tropojane”), i kishte shpallur zyrtarisht të padëshirueshëm për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë plani i Prokurorisë, përveç Saimir Tahirit, ishte që të arrestonte një zinxhir të madh komandues të Policisë së Shtetit. Duke nisur nga kreu i saj.

Por këtu ndërhyri fort edhe qeveria, por edhe ndërkombëtarët me anë të lëvizjeve jo formale.

Pikërisht në kulmin e përplasjes, njoftohet që Haki Çako është ftuar për një vizitë zyrtare në SHBA, çka duket rrëzoi menjëherë të gjithë planin.

Çako, kreu vizitën dhe mbrëmë është kthyer në Tiranë.

Megjithatë, është ende në letrat e prokurorëve plani për të nisur një operacion për të arrestuar drejtues të rëndësishëm policie në lidhje me çështjen “Habilaj”, por sipas gjasave, plani do të reduktohet në zyrtarë të nivelit më të ulët.

Siç mësohet, plani i “operacionit blitz” ishte që menjëherë pasi të mblidhej Komisioni i Mandateve dhe Rregullorer, pra më 19 tetor, të niseshin në seri fletë arrestet për krerët e Policisë së Shtetit, çka do të trondiste në themel situatën në vend, duke e kthyer jo vetëm PS-në në tabelë qitjeje për Saimir Tahirin, por edhe policinë, çka do të dërrmonte totalisht infrastrukturën dhe mund të kishin reperkursione politike.

Por asgjë nuk ndodhi dhe kjo merret vesh vetëm dje kur Lulzim Basha është takuar me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së ku i është kërkuar që opozita të mbajë një qëndrim institucional ndaj drejtësisë, që ta lërë të punojë e të mos influencojë politikisht tek hetimet.

Pikërisht, pasi ka dështuar ky plan, Monika Kryemadhi, kreu i LSI-së dhe një nga drejtuesit e opozitës së bashkuar nxori shashkën e arratisjes së familjes së Haki Çakos, që nuk rezultoi e vërtetë.

Kryemadhi, e shqetësuar që LSI nuk u konsiderua faktor në lëvizjet e ndërkombëtarëve, por ishte vetëm Basha që u takua nga ambasadorët përdoru sulmin frontal.

Ndërkohë kryetari i opozitës, nisi fundjavën herët duke pushuar disa ditë në Valbonë, si për të përmalluar mbështetësit e PD-së që nuk e harron vendlindjen e liderit historik por edhe të “treshes anti-Tahiri”, por edhe dha një sinjal të vogël armëpushimi. A do të vazhdojë?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HETIMET/ Policia gjyqësore merr bizhuteritë e gruas së Tahirit
Previous article REPORTAZH/ Tashmë Alpet Shqiptare janë pa kufij

Editor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT