Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 36-vjeçari shqiptari Mentor Rexha është gjetur i pajetë në dhomën e qelisë.
Autoritetet franceze thonë se Rexha është vetëvrarë në 31 janar, por familjarët kanë dyshime të forta që është dhunuar nga gardianët e burgut. Fotot tregojnë hematoma në trup dhe plagë në kokë.
Trupi nuk është kthyer ende në Shqipëri, ndërsa të afërmit bëjnë apel për ndihmë, sepse ambasada shqiptare në Francë është shprehur se nuk ka fonde për t’i asistuar.
Ky nuk është rasti i vetë pasi ka shumë raste të shqiptarve që janë vrarë në burgjet jashtë vendit. AlpeNews.al ju risjell disa prej rasteve.
Greqi/Gjendet i vdekur shqiptari në burgun famëkeq të Koridhalositë (VODEO)
Një tjetër ngjarje e rende ishte ajo e shqiptarit që ndërroi jetë në burgun Grek në Koridhalosit në jugperëndim të Athinës. 33-vjeçari Albert Bako nga një grup kriminal, një grek dhe një shqiptar. Bako ishte i njohur për mediat greke si njeri që terrorizoi Pireun pasi hapi zjarr me një kallashnikov në një bar në nëntor 2014, duke plagosur 14 vetë. Në fakt, së bashku me një tjetër person, ai ishte i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit Michalis Zafiropulos.
Ai u qëllua për vdekje në burg vetëm pak orë pasi ishte transferuar nga burgu i Kretës.
Shqiptari që u vra me thikë në burgun grek të Trikalasë
Dy të burgosur rusë qëlluan me thikë Ergest Alija 29-vjeç me origjinë nga Librazhdi në burgun grek të Trikalasë. Edhe pse shqiptari u dërgua në spital, sërish nuk mundi që të shpëtonte. Ai kishte marrë plagë të rënda në gjoks, brinjë dhe këmbë. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
E rëndë në Angli, shqiptari gjendet i vdekur në burg
Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën në qelinë e tij në Belmarsh të Britanisë së Madhe. Bëhet fjalë për të riun Liridon Saliuka. Saliuka u gjet i pajetë në qelinë e tij. Autoritetet britanike po e trajtojnë vdekjen si të vetëvrasje, ndërsa familjarët e tij këmbëngulin se ai është vrarë pasi ka pasur disa shenja dhune në trrup. 29-vjeçari ishte arrestuar pasi akuzohej për vrasje të ndodhur në një klub në lindje të Londrës. Megjithatë ai e kishte mohuar se kishte qënë i përfshirë në vrasje.
Shqiptari që u masakrua në burgun e Marsejës
Një tjetër ngjarje e rëndë dhe e shumëfolur ishte ajo në Francë, ku një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si Florenc Beqiri nga Shkodra, është masakruar barbarisht në burg. Pasi u gjet në gjendje të rëndë, është transportuar për në spital ku u mbajt për pak kohë në gjendjen e vdekjes klinike.
Familjarët e 23-vjeçarit janë të bindur se ai është masakruar në burgun e Marsejës, pasi vetë i riu i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej nga shokët e qelisë.
ALPEnews.al








