Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në përfundim të mbledhjes, ka dhënë një prononcim për mediat ku ka zbuluar atë se çfarë është diskutuar në ata takim.
“Me zgjedhjen e delegatëve të kongresit, jemi partia e parë në vend dhe në pjesë më të madhe me parttë e tjera në Europë, që kemi përfaqësuar idenë e bashkëdrejtimi, për një përfaqësim të barabartë në strukturën organizative të partisë. Proces transparent në zgjedhjen e kandidatëve. Disa rregullime në statut. Në kongresin e partisë do miratojmë dhe një axhendë të aktivitetit politik të PS, në këto 29 vite kanë qenë momente të rëndësishme në jetën politike të vendit. Nga strukturat e partisë kemi marrë një sërë kandidaturash në degën e partisë në Shkodër, jemi duke diskutuar dhe shumë shpejt do të kemi edhe aty një drejtues të PS që të përmbushë pritshmërinë e PS dhe popullit të PS-së. Pas 29 gushtit do të kemi Asamblenë e re kombëtare dhe kryesinë e re të partisë, dhe ai do të jetë momenti dhe në Shkodër të kemi një drejtues të ri politik”, tha Balla.


