• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U LIRUA DISA DITË MË PARË/ Arrestohet sërish Vladimir Gjuta, kapet me pistoletë pranë selisë së PS
Home
Breaking News

U LIRUA DISA DITË MË PARË/ Arrestohet sërish Vladimir Gjuta, kapet me pistoletë pranë selisë së PS

10 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vladimir Gjuta është arrestuar pranë selisë së Partisë Socialiste, pasi është kapur me një pistoletë të mbushur.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se Gjuta është kapur pranë zonës së “Dollarit” në kryeqytet, ndërkohë që në pistoletën që kishte është gjetur edhe një plumb në “gojë”.

Fillimisht Vladimir Gjuta është pikasur nga rojet e Gardës, që ishin pranë Selisë së Partisë Socialiste, të cilët më pas kanë lajmëruar efektivët e policisë së komisariatit nr.3 në Tiranë. Gjuta ka qenë duke ecur në trotuar kur është arrestuar nga policia ndërsa në ndihmë të këtyre të fundit kanë ardhur edhe punonjësit e Gardës. Pas arrestimit Gjuta është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ndërkohë që ndaj tij do të kryhen të gjitha procedurat për veprën penale të armëmbajtje pa leje.

Vladimir Gjuta u lirua nga paraburgimi disa ditë më parë, pasi u arrestuar për plagosje ndaj kushëririt të tij. 40-vjeçari përfundoi në pranga më 4 janar të këtij viti, pasi kishte rrahur me çekiç duke i thyer dhëmbët kushëririt të tij. Më herët Gjykata e Tiranës, dha për Gjutën vendimin për mjekim të detyruar në psikiatri. Ndërsa së fundmi ai u la në detyrim paraqitje.

Gjuta nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe policinë. Kohë më parë, ai ka kanosur edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në farmacinë e babait të tij, Bashkim Tahirit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEMET PAS DERBIT TË "MADONINËS"/ Oscar për Conten dhe Lukaku në Sanremo, Inter-Milan, shpërthen rrjeti (FOTO)
Previous article "RISTRUKTURIM TOTAL I PS"/ Balla: Përfaqësim i barabartë gjinor brenda partisë, s'ka zgjedhje të parakoshme

Delo.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT