Goditja e paligjshmërisë do të jetë prioritet kryesor për policinë e shtetit edhe për vitin 2018.
Ministri, Fatmir Xhafaj, gjatë një takimi me drejtues të policisë së Elbasanit diskutoi mbi policimin në komunitet, procesin e vettingut dhe luftën ndaj kanabisit.
Mësohet se gjatë kësaj vizite, ministri Xhafaj do të flasë edhe për Vettingun në radhët e policisë. Ndërkohë, vizita e tij në Elbasan vjen vetëm një ditë pas shpërthimit të fuqishëm.
Në takim me zyrtarët e policisë janë dhe dy ministrat Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi.
Xhafaj pritet të prezantojë drejtuesin e ri të policisë së këtij qyteti problematik për rendin gjatë vitit të fundit.
Pas shkarkimit të drejtorit të policisë Elbasan, Arben Dashi, këtë detyrë e ka mbajtur si i komunduar Altin Qato.



