• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Bulevardi i Ri” në Tiranë, segmenti i dytë hapet në fillim të vitit të ardhshëm (FOTO)
Home
Sociale

“Bulevardi i Ri” në Tiranë, segmenti i dytë hapet në fillim të vitit të ardhshëm (FOTO)

26 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Shumë shpejt segmenti i dytë i Bulevardit të Ri do të jetë i aksesueshëm për qytetarët dhe makinat. Punimet kanë ecur me ritme të larta dhe Bashkia e Tiranës ka programuar që ta hap atë në fillim të vitit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur dje gjatë emisionit “Top Story” ku deklaroi se më shumë se gjysma e Bulevardit do jetë gati, ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm do të ketë përfunduar i gjithë projekti.

“Bulevardi i Ri është padyshim një dashuri e re. Në janar do të shikoni dy herë aq dhe pastaj deri në fund të vitit do të shikoni deri në fund të lumit, pra do të ketë mbaruar gjithë aksi.

Kështu që ka filluar zhvillimi i projektit të parë, ne kemi aprovuar edhe parkun qendror, do të jetë një parka fantastik disa herë më i madh se parku ‘Rinia’ dhe do t’i japë qytetit disa polmone (mushkëri).

Pra parku ‘Rinia’ është një mushkëri, sheshi ‘Skënderbej’ pa makina është një mushkëri, Parku i Liqenit që po pastrohet dhe është ende në proces, por me pista, vetëm Parku i Liqenit ka 300 mijë vizitorë në vit, unik. Pra 300 mijë qytetarë të Tiranës kanë shkuar të paktën një herë në vit te Parku i Liqenit, domethënë është një aksesim i jashtëzakonshëm për çdo statistikë qytetesh. Kështu që peshëdrejtimi, pra animi i peshores pak edhe në anën tjetër të bulevardit, të aksit shfryn edhe një valvul në atë drejtim. Kështu që besoj në janar ne do të hapim segmentin e dytë, pra 2/3 e Bulevardit të jenë të aksesueshme dhe pastaj deri në fund të vitit do të jemi deri te lumi”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur gjithashtu se i gjithë ky projekt do të konkludohet në fundin e tij me një shesh të ngjashëm me atë “Nënë Tereza”.

“Ndërkohë po punojmë dhe kemi aprovuar edhe planin e mbylljes ceremoniale në sheshin final të Bulevardit të Ri. Pra kemi sheshin “Nënë Tereza” që është një le të themi, prapë mbyllje ceremoniale në këtë vend. Do të ketë një shesh të ngjashëm besoj shumë dinjitoz që do të kulmojë mbylljen e atij segmenti me sheshin “Skënderbej” në mes”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Justin Bieber u mundua që të fitojë një ndeshje basketbolli, por ... (FOTO)
Previous article Xhafaj në Elbasan/ Prezantohet platforma e re e Policisë: Do godasim fort paligjshmërinë (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT