• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËSHMUAN KUNDËR TIJ NË SENAT/ Trump shkarkon dy zyrtarë të lartë pas përfundimit të gjykimit
Home
Nderkombetare

DËSHMUAN KUNDËR TIJ NË SENAT/ Trump shkarkon dy zyrtarë të lartë pas përfundimit të gjykimit

8 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Dy zyrtarë të lartë amerikanë që kishin dhënë dëshmi në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë hetimeve ndaj presidentit Donald Trump, janë shkarkuar nga postet e tyre , ku Trump u shpall i pafajshëm ndaj akuzave për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Koloneli Alexander Vindman me prejardhje nga Ukraina, që dëshmoi për telefonatën midis presidentit amerikan dhe atij të Ukrainës, u shkarkua nga detyra më 7 shkurt.

Në anën tjetër, Gordon Sondland, një donator i fuqishëm i Komitetit inagurues të Trumpit, tha përmes një njoftimi se Trump planifikon ta emërojë ambasador të SHBA-së në Bashkimin Evropian.

Të dy të lartëpërmendurit kishin dhënë dëshmi që konsiderohej e dëmshme ndaj argumenteve të presidentit Trump ku thuhej se nuk kishte të bënte asgjë me akuzat.
Trump kishte sulmuar publikisht kolonelin Vindman dhe ishte distancuar nga Sondland pas dëshmive të tyre. Zëdhënësja e administratës, Stephanie Grisham, kishte thënë më 6 shkurt se “ndoshta ata njerëz që nuk e kanë respektuar presidentin duhet ta paguajn”.

Përfaqësuesi i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, tha se vendimi për të larguar Alexander Vindman është i turpshëm. Senati i kontrolluar nga republikanët, ka votuar të mërkurën për ta shfajësuar Trumpin, në procesin e nisur nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve. Kjo ka qenë vetëm hera e tretë në histori që një president amerikan është përballur me një proces të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDERBEU-BYLIS/ Trajneri Daja me shumë ndyshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article ME RASTIN E 100-VJETORIT/ Veliaj: Në 11 shkurt ju presim në koncert për aheng, raki dhe dolli

k.autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT