Ditën e sotme është hapur spitali i parë për trajtimin e koronavirusit në Kinë, në një qytet afër Wuhan.
Punëtorëve dhe vullnetarëve ju deshën vetëm dy ditë për të ndërtuar një ndërtesë me një njësi prej 1000 shtretër emergjence.
Pacientët e parë janë dërguar në spitalin e ri, ditën e sotme rreth, orës 10:30.
Projekti i këti spitali përfundoi brenda 48 orëve falë përpjekjes së përbashkët të stafit dhe ndërmarrjeve të ndërtimit.
Gjithashtu një tjetër spital ndërkohë është duke u ndërtuar nga e para në afërsi të Ëuhanit dhe pritet të përfundojë këtë javë. Edhe ndërtimi i këtij spitali do të përmbyllet në një kohë rekord prej vetëm 7 ditësh.
Kujtojmë se më shumë se 132 persona kanë vdekur dhe mbi 6,000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në Kinë.


