• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI VDEKJEPRURËS/ 56 viktima në Kinë dhe 2000 të infektuar
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI VDEKJEPRURËS/ 56 viktima në Kinë dhe 2000 të infektuar

26 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Koronavirus nuk ndalet, përkundrazi vazhdon të infektojë dhe të shkaktojë të vdekur deri tani 56 dhe pothuajse 2000 të infektuar. Regjistrohet viktima e parë në Shanghai, një nga zonat financiare më të mëdha në botë, ku ka edhe 40 raste të infektuara. Pak Pekinit , Tianjin, Xi’an edhe provinca e Shandong, ka ndaluar qarkullimin e mjeteve publike. Është mbyllur edhe Disneyland Hong Kong dhe amerikanët po bëjnë evakuimin e bashkëkombasve të tyre, Peugeot gjithashtu ka evakuuar të gjithë stafin e saj.

Ndër të tjera një i dyshuar është nën observim në Toronto, në Kanada. Presidenti Xi Jinping ka pranuar që situata është e rëndë dhe epidemia vazhdon të përhapet me shpejtësi, por pranon që: “Do ja dalim” .

Ka edhe një rast në Vienë. Bëhte fjalë për një asistente fluturimi kineze që në 24 janar ka mbërritur në kryeqytetin austriak dhe që në ditët e mëparshme ka qenë në Wuhan. Gruaja ndodhet në izolim në spitalin Kaiser Franz Josef, pasi është shtuar dej me simptoma gripale.
‘Nuk përjashtojmë që mund të bëhet fjalë për koronavirus’, komunikon drejtori mjekësor i spitalit vjenez Michael Binder në një njoftim për shtyp.

Kina ka njoftuar ndalimin e përkohshëm të tregtisë së kafshëve teksa Vendi po lufton për të frenuar epideminë, që besohet se ka ardhur nga ushqime me kafshët e egra. Rritja, transporti dhe shitja e të gjitha specieve të kafshëve është ndaluar që nga data e njoftimit deri në fund të situatës epidemike kombëtare’, thuhet në një direktivë të lëshuar nga tre agjenci të nivelit të lartë, mes të cilave edhe ministria e bujqësisë.

Vendi më i populluar në botë ditët e fundit ka miratuar masa drakoniane për të ndaluar përhapjen e virusit, i ngjashëm me Sars (i cili shkaktoi qindra viktima në 2 vjet), i cili tashmë ka infektuar gati 2,000 njerëz dhe ka vrarë 56 prej tyre, që nga fillimi i tij I këtij viti kur u shfaqe në një treg peshku në Wuhan në 31 dhjetor dhe që mund të përhapet edhe nëpërmjet personave pa asnjë simptomë, sipas një studimi të publikuar nga revista shkencore angleze The Lancet. Presidenti kinez ka mbledhur komitetin e emergjencave dhe për të siguruar që vendi është në gjendje ‘ta fitojë këtë luftë’, ka pranuar që ‘për të ndaluar që epidemia të përhapet me shpejtësi’, nevojitet të shumëfishojmë forcat.

Kështu festimet për Vitin e ri kinez, janë anuluar për 56 milion njerëz. Kordoni sanitar në fakt është shtrirë në 18 qytete në provincën e Hubei, ku gjithashtu transporti publik është mbyllur. Nga e hëna ndër të tjera do të ndërpriten turnetë jashtë vendit, teksa turnetë brenda vendit kanë ditë që janë anuluar. Në Wuhan ndër të tjera atmosfera është drithëruese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DASHNORET JANË SHUMË NË MODË"/ Robert Berisha ka një mesazh për gratë dhe e sigurt që s'do t'iu pëlqejë (FOTO)
Previous article VRASJA E 45-VJEÇARIT NË ROMË/ Ekzekutohet në zonën që drejtohet nga kriminelët e fuqishëm shqiptarë. Trupin e pajetë e pikasi... (DETAJET)

k.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT