Të tjera detaje janë zbardhur nga ekzekutimi mafioz i 45-vjeçarit shqiptar, në Romë. Mediet italiane raportojnë se trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur në tokë, ngjitur me një mjet “Toyota Grey” të parkuar. Ndërkohë, nga të shtënat me armë plumbat kanë shpuar edhe dy makina të parkuara, aty pranë.
Hetuesit e policisë po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të burrit, lëvizjet e tij dhe kontaktet e fundit që kishte. Menjëherë pas vrasjes, në vendngjarje ka mbërritur vëllai i viktimës, një 20-vjeçar i dëshpëruar, duke bërtitur dhe duke qarë.
Policia ka deklaruar se zona ndodhet në kufi me Tufellon, një nga shumë sheshet në kryeqytet, afër SanBa-s, e njohur për të gjitha llojet e drogave dhe në duart e krimit të organizuar. Hetuesit mendojnë se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh midis klaneve kriminale.
Për të kuptuar ekzekutimin e ftohtë, duhet të mbahet mend se zonat e Tufello dhe San Basilio janë epiqendra e vrasjeve dhe trafikimit të paligjshëm për një kohë të gjatë.
Hetimet kanë zbuluar se krimi i nëndheshëm drejtohet nga kriminelë të fuqishëm shqiptarë. Atje jetojnë “kokat” e trafikut, organizatorët dhe dhjetëra shpërndarës rruge të gatshëm për të shitur doza kokaine, hashashi dhe marijuane.


