• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DW: Apeli i Richard Grenell për Kosovën dhe Serbinë
Home
Rajon

DW: Apeli i Richard Grenell për Kosovën dhe Serbinë

23 January, 2020 F.autor Rajon

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i ngarkuari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, tha në Prishtinë, se Kosova duhet të heqë taksat ndaj mallrave serbe, ndërsa nga ana tjetër Serbia duhet ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Këtë mesazh ambasadori Grenell do ta përcjellë edhe në Beograd, të cilin do ta vizitojë pas përfundimit të vizitës  në Kosovë.

Grenell: Nuk përzihemi tek qeveria

“Është shumë e rëndësishme që nëse duam përparim në zhvillimin ekonomik, taksa 100 për qind duhet të hiqet. Kjo është diçka që duhet të ndodhë në të njëjtën kohë kur edhe Serbia duhet të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, tha ambasadori Richard Grenell, pas një takimi që zhvilloi me Albin Kurtin i mandatuar për krijimin e qeverisë së Kosovës dhe që është në biseda për arritjen e një koalicioni me LDK. Grenell takoi edhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin tha se e ndau të njëjtin mesazh dhe përsëriti se SHBA nuk përzihen në bisedimet e formimit të qeverisë së Kosovës.

“Sapo u takova me liderët e LDK-së, dua që të falënderoj z.Mustafën që na ka pritur, kemi shikuar disa fotografi prej karrierës së tij dhe ai ka shumë eksperiencë. E ndava mesazhin e njëjtë që është se ne në Amerikë nuk jemi të interesuar që të përfshihemi ose se si do të formohet qeveria, ne jemi të interesuar në zhvillim ekonomik dhe e ndava vizionin tim për të arritur aty shumë shpejt duke hequr taksën ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia të ndalë fushatën për tërheqje të njohjeve të Kosovës”, tha Richard Grenell.

Richard Grenell und Hashim Thaci (Office of the President of Kosovo)Richard Grenell dhe presidenti Thaçi

Thaçi: Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm

I dërguari Special SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, erdhi mbrëmë vonë në Kosovë ku zhvilloi një darkë pune fillimisht me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit falënderoi ambasadorin Grenell dhe presidentin Donald Trump për marrëveshjen rreth linjës ajrore Prishtinë- Beograd, duke besuar që do të arrihet edhe marrëveshja finale Kosovë-Serbi. “Mendoj që është diçka e re, ajo që të tjerët nuk kanë arritur ta bëjnë është duke e bërë ambasadori Richard Grenell dhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë se nën lidershipin e presidentit Donald Trump do të arrijmë deri te marrëveshja finale ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, e kjo do t’i ndihmojë shumë zhvillimit ekonomik, progresit, paqes dhe stabilitetit në rajonal”, tha Presidenti Hashim Thaçi. Edhe Presidenti Thaçi, tha ndërkaq se “ambasadori Grenell është i ngarkuar special për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nga presidenti Donald Trump dhe vizita e tij në Kosovë  nuk lidhet me çështjet e brendshme dhe lokale politike”.

“Ne do të diskutojmë për dialogun, do të diskutojmë për çështjet që janë jetike të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe të kultivimit të përjetshëm të relacioneve në mes të Prishtinës dhe Washingtonit. Kështu që është jashtë agjendave lokale dhe elektorale kjo vizitë, por është agjendë e planifikimit të shtyrjes përpara të dialogut për çka kam besim. Përsëri e ritheksoj se me lidershipin e presidentit Trump do t’ia arrijmë”, tha Presidenti Thaçi.

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i ngarkuar special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi po qëndron në rajon pak ditë pasi bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë Beograd. Kjo linjë me të cilën do të operojë agjencia gjermane e fluturimeve Lufthansa, siç thuhet, do të përmirësojë lidhjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT ME FAMILJEN DHE PRESIONI I POLICISË/ Vrasjet dhe të akuzuarit që u VETËDORËZUAN
Previous article ALFRED PEZA/ Për dy Shqipëritë e sotme, atë reale dhe atë virtuale!

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT