• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KISHIM PLANIFIKUAR TË DILNIM…!” Vajza e biznesmenëve që u plagosën në Tiranë rrëfen ngjarjen: Grabitësit me maska, njëri me armë (DETAJE)
Home
Aktualitet
Kronikë

“KISHIM PLANIFIKUAR TË DILNIM…!” Vajza e biznesmenëve që u plagosën në Tiranë rrëfen ngjarjen: Grabitësit me maska, njëri me armë (DETAJE)

20 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Çifti i biznesmenëve Petrit dhe Aferdita Laze që u plagosën mbrëmë me armë zjarri nga dy persona të armatosur që u futën për t’i grabitur, kanë dalë nga rreziku për jetën. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar, po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve të grabitjes.

Ende nuk konfirmohet nëse autorët kanë marrë lekë në banesën e çiftit, por dëshmia e vajzës ka hedhur më shumë dritë për të shkuar në gjurmët e grabitësve. Në dëshminë e saj para grupit hetimor, vajza e çiftit, që ka qenë e pranishme në shtëpi në momentin e grabitjes, por fatmirësisht nuk është lënduar është shprehur se autorët ishin dy persona të maskuar dhe njëri prej tyre kishte armë, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra.

“Ishin dy persona të maskuar dhe njëri kishte armë. Kishim planifikuar për të dalë jashtë Tiranës” është shprehur vajza ndër të tjera para grupit hetimor. Policia dyshon se autorët janë të afërm ose fqinj të çiftit, pasi dinin lëvizjet dhe faktin që kishin planifikuar për të lëvizur nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Një tjetër detaj që përforcon këtë pistë është edhe fakti që autorët kanë shkuar direkt në dhomën ku dyshohet se çifti mbante lekët, por ende nuk konfirmohet nëse kanë arritur që të marrin gjë. Policia vijon kërkimet, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Dyshimet janë se autorët që kanë vepruar kanë qenë tre, dy u futën brenda për të grabitur, njëri me armë për të kërcënuar dhe tjetri për të kontrolluar, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t’u larguar me shpejtësi.

Vila e familjes Laze ku ndodhi plagosja

Familja Laze jetonte në katin e dytë të vilës, pasi i pari ishte biznes, furrë buke dhe prodhime të tjera të brumit. Ngjarja tronditëse ndodhi mbrëmë në orën 21:40 minuta në rrugën ‘Njazi Meka’ në zonën e Alliasit. Çifti me origjinë nga Skrapari, prej 1994 ishin zhvendosur në Tiranë ku kishin hapur biznesin e tyre, ndërsa mbrëmë ranë pre e grabitjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS VIZITËN E TIJ TË PARË NË KIEV/ Rama takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko
Previous article MAGJIA E DËBORËS/ Kur vjen dimri në Razmën turistike

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT