• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË JETË NË SKENË! Rolet e aktorit Xhevdet Ferri që lanë mbresë te publiku
Home
Kulturë

NJË JETË NË SKENË! Rolet e aktorit Xhevdet Ferri që lanë mbresë te publiku

16 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kulturë, Sociale

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit të madh Xhevdet Ferri ka tronditur jo vetëm kolegët, por të gjithë shqiptarët që e kujtojnë me disa prej roleve më ikonike dhe tepër të dashura për publikun.

Xhevdet Ferri humbi betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 59-vjeçare, por dhjetra rolet e luajtura me mjeshtëri prej tij do të mbeten përgjithmonë në memorien e publikut si një trashëgimi e vyer e artit skenik në Shqipëri.

Një nga rolet më të spikatura është ai i Trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara”.

Xhevdet Ferri ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin më të madh si aktor ai e ka arritur në filmin artistik. Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit. Deputon në vitin 1980 në “Sketerre ’43” si Arjani dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë” duke rënë në sy për rolin e Markos.

5 vjet më vonë në vitin 1985 do të bëhej i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij “Hije që mbeten pas”. Në mishërimin që i bëri figurës së Gorit në filmin tjetër “Dhe vjen një dite”, me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, më 1986, bien në sy cilësi të tjera interpretative si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i te vepruarit. U dallua për një individualitet të veçantë aktoresk. Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i Artanit ne “Skëterre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); Trimi ne “Përralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri në “Vitet e pritjes” (1990).

Me rolin e Sakos në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit. Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar. Është specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhën kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.

Filmografia:

Në kërkim të kujt – (2009) ….Prokurori

Gjallë – Alive! (2009) …Zefi

Time of the Comet (2007) …. babai Anjezes

Gjoleka, djali i Abazit (2006) …shoferi kamionit

Saimir – (2004) …Edmond

Dasma e Sakos – (1998) …Sako

Loin des barbares – (1994) …refugjat

Vitet e pritjes – (1990) …Gjoni

Treni niset në shtatë pa pesë – (1988) …Martini

Përrallë nga e kaluara – (1987)…Trimi

Dhe vjen një ditë – (1986) …..Gori

Hije që mbeten pas – (1985) …Agron Shkaba

Vendimi – (1984) ….Sadriu

Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984) …Petriti

Besa e kuqe – (1982) …Pali

Era e ngrohtë e thellësive – (1982)

Gjurmë në kaltërsi – (1981 )…Astriti

Sketerre 43 – (1980) …Arjani

Vëllezër dhe shokë – (1980 )…Marko

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR TU PASUR ZILI! Kush nuk do e donte një marrëdhenie si Dua Lipa me vjehrrën e saj? (FOTO)
Previous article SHPRESË NË AUSTRALI/ Pas tymit të zjarreve rikthehet shiu dhe… tenisi

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT