• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI TRAGJIK I 26 NËNTORIT/ Lleshaj dekoron 19 punonjës policie me “Medalje Nderi”
Home
Politikë

TËRMETI TRAGJIK I 26 NËNTORIT/ Lleshaj dekoron 19 punonjës policie me “Medalje Nderi”

15 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dekoruar me 19 punonjës të Policisë së Shtetit me “Medalje Nderi”, për kontributin e tyre në ditët më të vështira që kaloi Shqipëria pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Këta punonjës policie u nderuan me këtë titull për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit dhe sigurimit të rendit e qetësisë publike.

Gjatë fjalës së tij Lleshaj tha se tërmeti na dha të kuptojmë se me çfarë niveli angazhimi, profesionalizmi, qytetarie, trimërie kemi të bëjmë në Policinë e Shtetit. Mes të tjerash ai theksoi se do të punohet për kampusin e ri të Policisë, një infrastrukturë krejtësisht e re kjo dhe me standarde.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Janë thënë shumë fjalë për performancën dhe angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, nga niveli më i ulët, te niveli më i lartë, nga periferia në qendër. Gjatë vitit 2019 e më parë, por për vitin 2019, që unë e kam konsideruar vërtet si një vit tektonik në të gjitha planet, me tektonika të shumta, jo vetëm ato fiziket, por dhe në fushën e politikës e në fusha të tjera, Policia e Shtetit është sfiduar dhe është vënë përballë barrëve të mëdha dhe provave të mëdha. Dhe këtu ka patur angazhim, ka patur performancë. Tërmeti është vetëm njëri prej tyre, që na dha të kuptojmë se me kë kemi të bëjmë, pra me çfarë niveli angazhimi, profesionalizmi, qytetarie, trimërie kemi të bëjmë me Policinë e Shtetit dhe struktura e tjera, por meqenëse jemi për Policinë e Shtetit. Në të njëjtën kohë, edhe gjithë viti 2019 na ka ballafaquar me shembuj të jashtëzakonshëm angazhimi të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Qeveria shqiptare është plotësisht e qartë për rëndësinë që duhet t’i kushtohet sigurisë në tërësi, policisë në veçanti, është mjaft e motivuar. Para pak ditësh, ju patë RENEA-n. Do punojmë për të filluar punën e konceptimit dhe planifikimit të një qendre të tillë të ngjashme, edhe për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Do të punohet për kampusin e ri të Policisë së Shtetit, i cili do t’i japë Policisë së Shtetit një infrastrukturë krejtësisht të re, të panjohur më parë në kuptimin e standardeve.”, tha ministri Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR NDËRPRERJE TË ENERGJISË NË TIRANË/ Ja zonat ku do të ketë stakime
Previous article AKUZOHET SE VRAU PRONARIN BRITANIK/ Ekstradohet shqiptari i parë drejt Anglisë. 24 vjeçari ...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT