• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET SE VRAU PRONARIN BRITANIK/ Ekstradohet shqiptari i parë drejt Anglisë. 24 vjeçari …
Home
Breaking News

AKUZOHET SE VRAU PRONARIN BRITANIK/ Ekstradohet shqiptari i parë drejt Anglisë. 24 vjeçari …

15 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është ekstraduar drejt Britanisë së Madhe 24-vjeçari shqiptar, Elton Sefa, i kërkuar nga autoritetet atje për vrasjen e një shtetasi britanik, duke shënuar rastin e parë të esktradimit nga SHqipëria drejt Anglisë, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së ndërsjelltë në 19 korrik të 2018-ës.

24-vjeçari nga Durrësi akuzohet se më 17 prill 2018, ka sulmuar pronarin ku punonte, John Woodward, duke i shkaktuar atij vdekjen. Pas kryerjes së vrasjes, Elton Safa është larguar nga territori i Mbretësisë së Bashkuar dhe është arrestuar në Shqipëri në zonën e Shijakut në muajin shkurt 2019, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.

Më 5 janar të 2018 Gjykata e Magjistratëve në Westminster, Mbretëri e Bashkuar, caktoi masë sigurimi “Arrest në burg “ për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik.

24-vjeçari ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Më 17 prill 2019 gjyqtari i Durrësit që kryesonte trupën e togave të zeza në seancë, Rexhep Bekteshi, vendosi të mos pranojë kërkesën e palës mbrojtëse që pretendonte se Sefa është person me probleme mendore dhe se nuk duhet te ekstradohet. Prindërit e të riut pas vendimit thanë se gjykata i ka vrarë familjarisht. Sipas tyre djali u kthye nga Anglia i papërgjegjshëm mendërisht, arsye për të cilën u shtrua në spitalin psikiatrik në Tiranë prej 26 shtatorit 2018 deri në 13 gusht 2019.

 Elton Sefa dhe viktima John Woodward

Ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me Ligjin nr. 93/2017 që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRAGJIK I 26 NËNTORIT/ Lleshaj dekoron 19 punonjës policie me “Medalje Nderi”
Previous article MOMENT MAGJIK TEK REAL MADRID/ Asist nga Zidane dhe goditje fluturimthi nga mbrojtësi Militao (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT