• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË KUFI BËHESHIN VRASJE, NË BURGJE TURTURA”/ Helena Kadare rrëfen takimin sekret të Ismailit më ’90-ën me djaloshin shkodran
Home
Kulturë

“NË KUFI BËHESHIN VRASJE, NË BURGJE TURTURA”/ Helena Kadare rrëfen takimin sekret të Ismailit më ’90-ën me djaloshin shkodran

14 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kulturë

Pasi kishin bërë ta pamundurën të gjenin dinamit pa ia dalë dot, pasi kishin tentuar të rrëzonin bustin pa ia dalë dot, 10 të rinjtë shkodranë po vuanin dënimin në burgje, ndërsa Shqipërinë e kishte përpirë më një anë nevoja për liri, e më anën tjetër ‘frika’ e sindromës rumune. A do të ekzekutoheshin edhe në Shqipëri komunistët si Çausheski?

Atmosfera e 30 viteve më parë, ndërsa Dedë Krasniqi, Rini Monajka Nikolin Margjini, Gjergj Livadhi, Flamur Begu, Kolec Hublina, Tonin Dema, Nikolin Thana, Aldo Perizi dhe Klaudio Daka vuanin torturat në burgje, përshkruhet nga Helena Kadare në librin e saj me kujtime “Kohë e pamjaftueshme”. Ajo shkruan se “Në Tiranë qarkullonin gjithfarë fjalësh. Midis tyre dalloheshin ato që përhapte Sigurimi, shumica e të cilave ishin kërcënime të tërthorta. Tmerri i asaj që kishte ndodhur në Rumani ndihej kudo. Në Shkodër ishte bërë një përpjekje për të rrëzuar bustin e Stalinit”.

Njëherësh ajo tregon edhe një takim me një prej organizatorëve të protestës, të riun Ardian Ndreca që në emër të shkodranëve të tjerë, i kërkon takim Ismail Kadaresë. Shkrimtari do t’i përgjigjej me një telegram se do t’i priste. Më poshtë kujtimet mbi 30 vite më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  • Previous
  • Next

RRËFIMI I HELENA
KADARESË

Natën e Krishtlindjeve ishim ftuar te Lic Barnier dhe Liri Begeja regjisorja e versionit francez të “Prillit të thyer”, por kaq shumë ishim të hutuar pas lajmeve rumune, saqë mbërritëm tek ata me një vonesë skandaloze.

Viti 1990 hyri gjithë nervozizëm. Në Tiranë qarkullonin gjithfarë fjalësh. Midis tyre dalloheshin ato që përhapte Sigurimi, shumica e të cilave ishin kërcënime të tërthorta. Tmerri i asaj që kishte ndodhur në Rumani ndihej kudo. Në Shkodër ishte bërë një përpjekje për të rrëzuar bustin e Stalinit. Pas kësaj, një grup të rinjsh shkodranë i çuan fjalë IS se donin të takoheshin me të. Ishin shokët e atyre që ishin arrestuar për shkak të bustit dhe tani po i torturonin në dhomat e policisë. Is iu përgjigj me një telegram se do t’i priste. Kështu erdhi në shtëpinë tonë i dërguari i tyre, një djalë fare i ri, i brishtë, me një vështrim të kthjellët, ku i lexohej një vendosmëri e pakthyeshme për të bërë diçka të fortë, edhe pse, nga sa më tregoi IS më pas, nuk e kishin të qartë se çfarë pikërisht duhej të bënin. Djaloshi shkodran quhej Ardian Ndreca. Për mua ishte hera e parë që po shikoja kundërshtarë të regjimi të brezit ku bënin pjesë vajzat tona.

Në shënimet e tij të botuara, kur ka qenë fjala për përjetimet e vitit 1990, Is nuk e ka përmendur asnjëherë këtë takim. Ashtu siç nuk ka përmendur njerëzit që ka liruar nga burgu ose internimi, ose jehonën e intervistës ku, duke kërkuar vendosjen e bustit të Gjon Buzukut, përpara Akademisë së Shkencave, kërkonte praktikisht heqjen e bustit të Stalinit, që ndodhej pikërisht te hyrja e Akademisë.

Arsyeja e mospërmendjes së këtyre fakteve, ishte trysnia që u bë e zakonshme në Shqipëri fill pas rënies së komunizmit.. po të flisje për gjëra të tilla, me dhjetëra njerëz të hidheshin në fyt: pse i përmend këto? Mos do të hiqesh si hero?

Trysnia bëhej sidomos nga njerëz që duke mos bërë asgjë për të ndihmuar sadopak zhvillimin e ngjarjeve nuk donin të përmendeshin shembujt që tregonin të kundërtën.
Ndoshta as unë nuk do ta përmendja ardhjen e të dërguarit të të rinjve antistalinistë shkodrane te ne, sikur Ardian Ndreca, kryeredaktor i tanishëm i Hyllit të Dritës, të mos e përmendte atë vite me pas, në një forum në Tiranë, bashkë me falënderimin publik ndaj IS.

Gjatë asaj periudhe, IS pati dy takime me presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Të dyja herët vinte me shpresë, pastaj, pas disa ditësh bëhej nervoz. Loja hiporkite e regjimit sa vinte e bëhej më e qartë. Reformat ekonomike vazhdonin me pikatore, ai vendimi për lejimin e mbajtjes së dy qengjave, që, siç më tha Is ishte hartuar me rreth njëzet e dy faqe. E po kështu, lejimin e një lope. E po kështu, për lejimin e ca pulave e ca gjelave… Qesharake! Is thoshte se kjo punë ngjante njëlloj sikur të nxirreshin vendime për ajrosjen e shtëpive, apo orarin e fjetjes, sipas qejfit të secilit. Më e rënda nga këto ishte terrori politik, që ushtrohej po aq i egër sa më parë. Në kufi bëheshin vrasje, në burgje torturat vazhdonin./GSH.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VITI 2020 PAJTON PALËT? Nga shtrëngimi i duarve te ulja në tavolinë për "zgjedhoren" çfarë s’u pa nga kamerat (FOTO)
Previous article DEKADË E RE, VESHJE TË REJA/ Zbulohen tendencat e modës pranverë-verë 2020

Delo.autor

Postime të ngjashme

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë Aktualitet

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT