• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META KTHEU LIGJIN “ANTISHPIFJE”/ Taulant Balla: E mori urdhërin nga Lulzim Basha, dekretin e rrëzojmë në Kuvend
Home
Politikë

META KTHEU LIGJIN “ANTISHPIFJE”/ Taulant Balla: E mori urdhërin nga Lulzim Basha, dekretin e rrëzojmë në Kuvend

13 January, 2020 k.autor Politikë

Taulant Balla ka reaguar pas kthimit të Paketës Anti- Shpifje të Presidentit Meta në Kuvend se ai iu bind urdhërit të Lulzim Bashës dhe se dekreti i tij do të rrëzohet sa më shpejt në Kuvend.

”Kudo në botën demokratike dihej se Presidenti Meta pas urdhërit të Bashës do të kthente mbrapsht përmes dekretit dy ligjet komponentë të kësaj pakete të parë të betejës me shpifjen.

Edhe në të ardhmen, legjislacioni shqiptar duhet të përmirësohet për të garantuar fitoren e së vërtetës ndaj shpifjes.

Përmirësimet ligjore janë certifikuar tërësisht nga partneri i rëndësishëm OSBE, edhe në kuadër të faktit historik që ne e drejtojmë tani. Mban 57 vende dhe 1 miliardë persona.

Më 20 janar dekretet i njoftohen Kuvendit, dhe në seancën më të parë dekretet e z. Meta do të rrëzohen.”- tha Balla.

Presidenti Meta i ktheu dje Kuvendit Paketën- Antishpifje duke i kërkuar që ta rishikonte pasi kishte konstatuar 4 shkelje të rënda, ndër të cilat tek e drejta themelore e lirisë së fjalës.

“Nga studimi i thelluar dhe krahasues i ligjit të miratuar në tërësi, konstatohet se disa dispozita të tij dhe konkretisht nenet 14, 15, 29, 30, jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me: Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
Nuk janë në harmoni me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.- theksonte Presidenti Meta në dekret.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BYREK DHE DHALLË NË ISH-BLLOK"/ Reagon "ASHPËR" Kujtim Gjuzi: Edhe gjarpërinjtë nuk të ngacmojnë kur... (FOTO)
Previous article "JAM SHOKUAR, KISHTE GËRSHËRË QË S'PRISNIN"/ Rama inaguron ambientet e reja të Kirurgjisë në QSUT: U bë një transformim...

k.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT