• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U DËMTUAN NGA TËRMETI I 21 SHTATORIT/ Xhaçka inspekton punimet për rindërtim: 233 familje së shpejti me strehë të re
Home
Politikë

U DËMTUAN NGA TËRMETI I 21 SHTATORIT/ Xhaçka inspekton punimet për rindërtim: 233 familje së shpejti me strehë të re

12 January, 2020 Delo.autor Politikë

233 familje të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit në Durrës, Shijak, Krujë, Kavajë apo Rrogozhinë së shpejti do të hyjnë në shtëpitë e rindërtuara. Projekti i rindërtimit të 233 banesave po realizohet nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit në masën 470 milion lekë dhe nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, programi “Emergjencat Civile” në vlerën 90 milion lekë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila  inspektoi punimet për disa nga këto objekte në Manëz dhe zonën e ish Kënetës në Durrës.

“Angazhimi ynë është që asnjë qytetar të mos mbetet pa shtëpi dhe që asnjë shtëpi të mos mbetet grumbull rrënojash. 2020 është viti i rindërtimit”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Ndërkohë i gjithë procesi po ndiqet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

“Jemi të angazhuar të gjithë: qeveria, pushteti vendor edhe qytetarët, që procesi i rëndërtimit të përfundojë në kohë, pavarësisht problematikave që kanë lidhje me procedurat, por jo vetë me to. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ka një angazhim maksimal, pikësëpari të kryeministrit dhe të Komitetit të Rindërtimit që askush të mos ndjehet vetëm dhe që ky proces sa i rëndësishëm, aq edhe i vështirë të përfundojë në kohën e duhur” u shpreh ministrja Xhaçka, gjatë bisedës me familjarë të prekur nga tërmeti.

Punimet për shtëpitë e reja, bazuar në projektet e hartuata nga Insituti i Ndërtimit në bashkëpunim me pushtetin vendor, kanë nisur javë më parë. Procesi i rindërtimit po vijon për t’u dhënë shumë shpejt  233 familjeve shqiptare një strehë të re.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGËRÇI/ KURTI dhe MUSTAFA po e rrezikojnë shtetin, nga 1 marsi s’realizohet asnjë pagesë
Previous article "DJEGIA E MANDATEVE, PROTESTA..."/ Si u kthye Basha ngjyrë "ÇOKOLLATE", pas pushimeve të gjata në... (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT