• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA ME IRANIN/ Demokratët synojnë t’ia kufizojnë Trumpit kompetencat e luftës
Home
Nderkombetare

PËRPLASJA ME IRANIN/ Demokratët synojnë t’ia kufizojnë Trumpit kompetencat e luftës

9 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, e kontrolluar nga demokratët, pritet të votojë për kufizimin e kompetencave të presidentit Donald Trump, në ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Iranit.

Kjo ndodh pasi shumë ligjvënës thanë se nuk janë të kënaqur me shpjegimin që ka ofruar Shtëpia e Bardhë për vrasjen e komandantit ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se votimi për rezolutën për kompetenca të luftës do të zhvillohet të enjten.

“Anëtarët e Kongresit kanë shqetësime serioze dhe urgjente ndaj vendimit të administratës për t’u përfshirë në armiqësi me Iranin dhe ndaj mungesës së strategjisë për të vazhduar përpara”, tha Pelosi.

Rezoluta kërkon nga Trumpi që të ndalojë përdorimin e ushtrisë amerikane në apo kundër Iranit, derisa Kongresi nuk shpall luftë apo nuk e miraton autorizimin e forcës kundër Teheranit.

Rezoluta pritet të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve, por republikanët thonë se dokumenti, i cili nuk ka nevojë për nënshkrimin e presidentit, nuk e ka fuqinë e ligjit.

Republikanët kontrollojnë Senatin dhe rezoluta e tillë do të ketë pak shanse për të kaluar.

Gjykatat federale nuk kanë vendosur kurrë përfundimisht për këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara, me një sulm me dron, e kanë vrarë Soleimanin në Irak, më 3 janar.

Irani i është përgjigjur vrasjes me sulme kundër bazave amerikane në Irak, këtë javë./Radio Evropa e Lirë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "12 ORË LUFTË ME VDEKJEN"/ Shuhet polici i Rrugores në Tiranë, rrënqeth miku i tij: Ike në lule të rinis... (FOTO)
Previous article VDEKJA E 176 NJERËZVE NË BORD/ Avioni që u rrëzua në Iran, bëri përpjekje të kthehej

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT