Një krim tronditës eshte zbuluar pasditen e sotme në Mallakastër teksa një 16 vjeçar ka grabitur e me pas ka vrarë nusen e xhaxhait të tij, në bashkepunim me dy shokë.
Ngjarja
Drita Saliaj u gjet e pajetë në rezervuarin e fshatit dy ditë pas ngjarjes, nga polumbarët e forcave RENEA. Nipi i bashkëshortit të 50-vjeçares, (djali i vëllait), L.Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arestuar, kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares për të grabitur, por janë pikasur nga Drita Salia. Në momentin që ajo ka njohur edhe djalin e kunatit, e kanë goditur dhe dhunuar, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e Lumarës, 3-4 kilometra larg shtëpisë së saj.
Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetem kur veprimet e nipave të familjes kanë shkaktuar tragjedi.
Një rast i pak muajve më parë ishte ai në Vlorë ku nipi 17-vjeçar, i pagëzuar me emrin Vangjel si gjyshi i tij, vrau me një plumb në kokë 69-vjeçarin, pasi e pikasi teksa po i grabiste 1 milionë lekë të vjetra në banesë.
Nipi arrin të vrasë me armë gjyshin e tij dhe me gjakftohtësi të plotë, të marrë policinë, por edhe të japë një rrëfim të shkurtër për mediat, duke sajuar historinë se gjyshi i tij u grabit nga persona të paidentifikuar, dhe se ai e shpëtoi në kohë duke e çuar në ambulancë.
Një ngjarje tejet e rende ishte edhe ajo në Durrës ku nipi vrau gjyshen pasi nuk i dha lekë për të blerë hashash.
Floresha Shkurti 81-vjeçe humbi jetën, pasi është qëlluar me thikë në kokë nga nipi pas sherrit që kishin pasur.
Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Gruda ishte përdorues hashashi dhe dyshohet se e ka vrarë gjyshen e tij pas debatit se nuk i jepte lekë.
/ALPEnews.al




