• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO HAPET DERA E FERRIT”/ Irani me 13 skenarë hakmarrjeje: Makth historik për amerikanët!
Home
Nderkombetare

“DO HAPET DERA E FERRIT”/ Irani me 13 skenarë hakmarrjeje: Makth historik për amerikanët!

7 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Irani është duke marrë në konsideratë dhe shqyrtim 13 skenarë hakmarrjeje, si një kundërpërgjigje kjo ndaj sulmit ajror amerikan që i mori jetën gjeneralit Qassem Soleimani në Irak.

Lajmi në fjalë u bë me dijeni nga një zyrtar i lartë, saktësisht nga sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, Ali Shamhani, shkruajnë mediat e huaja.

“Amerikanët duhet ta dinë se 13 skenarë hakmarrjeje janë diskutuar deri më tani në Këshill, dhe nëse biem në konsensus për të ekzekutuar skenarin më të rëndë, ai mund të jetë një makth historik për amerikanët”, paralajmëroi Ali Shamhani.

Më tej, Shamhani shtoi se bazat amerikane në të gjithë Irakun janë duke u mbajtur nën mbikëqyrje të plotë, nga ku pretendohet se dihet numrin i saktë i personelit dhe pajisjeve që mbahen në secilën prej tyre.

“Ne këmbëngulim që të gjitha trupat të tërhiqen,” tha ai, sipas gazetës iraniane Resalat. “Nëse trupat duan të gërmojnë në baza, ne do t’i shkatërrojmë ato.”

Më tej vazhdoi:

“Ata që zvarriten nëpër strehëza dhe mbyllin dyert duke shpresuar të shpëtojnë nga hakmarrja jonë, nuk janë të vetëdijshëm se Republika Islamike do të hapë derën për në ferr. Nëse trupat amerikane nuk e lënë rajonin tonë vullnetarisht, ne do të bëjmë gjithçka për t’i larguar.”

Ju kujtojmë se Irani është zotuar të bëjë një hakmarrje shkatërruese për vrasjen e Soleimani, e cili pritet të marrë hov sot, pas një periudhe tre-ditore të zisë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMPANIA PREZANTOI LOGON E GJENERATËS SË 5/ Ja çfarë mësuam rreth PS5 në prezantimin e Sony në CES
Previous article VRASJA E KASTRIOT REÇIT/ Policia gjen një snajper pranë një pallati, ku mendohet se...

k.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime Botë

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT