Të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Kastriot Reçi. 47-vjeçari u vra sot në Rrëshen, teksa dilte nga lokali i tij.
Policia ka gjetur pranë një pallati një sjnaper, me të cilin mendohet se është qëlluar Reçi.
Ky i fundit u qëllua vetëm me një plumb, ndërsa ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.
Arma e krimit mund të çojë më pranë identifikimit të autorëve, ndërsa thuhet se ka qenë një vrasje e kryer nga profesionistë.


