Edhe këtë të shtunë në pikat kufitare të Shqipërisë ka patur një fluks të rënduar që në orët e para të mëngjesit. Kjo ka ardhur si pasojë e kthimeve të mëdha të emigrantëve në vendet e Evropës e më gjerë ku ata jetojnë.
Në Morinë kthimi i emigrantëve kosovarë në vendet e tyre të punës pas kalimit të festave pranë familjeve të tyre në Kosovë ka krijuar radhë të gjata në doganë. 10 mijë persona me 5 mije automjeteve kanë hyrë në Shqipëri në 48 orët e fundit. Për të shmangur radhët e gjata është vepruar me procedura të përshpejtuara.
E njëjtë situata duket edhe në doganën e Kapshticës ku ditën e djeshme kanë hyrë 3125 persona dhe kanë dalë 5274 të tjerë. Po kështu edhe në doganën e Qafë-Thanës kanë hyrë 3210 persona dhe kanë dalë 3138 te tjerë.
Ndërkohë në Kakavijë nga ora 01:00 deri në 08:00 janë larguar drejt Greqisë 3120 persona me 7 autobuzë, ndërsa kanë ardhur në Shqipëri 890 persona me 8 autobuzë.
Emigrantët që kanë kaluar festat në Shqipëri kanë zgjedhur fundjavën që të kthehen në vendet ku jetojnë. Ndërkohë edhe javën e ardhshme pritet që në doganat kufitare të ketë një fluks të shtuar hyrje-daljesh.


