• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
”KOHA E BROÇKULLAVE DHE KALKULIMEVE TË RREME KA PËRFUNDUAR”/ Maqedoni e Veriut: Qeveri teknike me pjesëmarrje të opozitës
Home
Rajon

”KOHA E BROÇKULLAVE DHE KALKULIMEVE TË RREME KA PËRFUNDUAR”/ Maqedoni e Veriut: Qeveri teknike me pjesëmarrje të opozitës

4 January, 2020 F.autor Rajon

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi qeverinë teknike të drejtuar nga Oliver Spasovski, e cila do e drejtojë vendin deri në zgjedhjet e 12 Prillit. Opozita ka në qeverinë e re dy ministra dhe tre zëvendësministra.

Me 101 vota “pro”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi qeverinë teknike të drejtuar nga Oliver Spasovski. Në fjalimin e tij para deputetëve, kryeministri teknik premtoi zgjedhje korrekte dhe demokratike, por edhe përfundimin e procesit të anëtarësimit në NATO dhe BE. Ai tha se drejtimi i qeverisë në këtë periudhë paraqet sfida serioze dhe përgjegjësi të madhe personale, profesionale dhe politike.

“Koha e broçkullave dhe kalkulimeve të rreme ka përfunduar, të gjithë duhet të përkushtohen për të realizuar zgjedhjet korrekte dhe demokratike. VMRO-DPMNE-ja tash duhet të dëshmojë se është për demokracinë. Është koha kur duhet të organizohen zgjedhje të drejta dhe demokratike, por edhe të kryhen aktivitete për anëtarësim në NATO dhe BE”, ka deklaruar Oliver Spasovski kryeministër teknik.

Minister der neuen mazedonischen Regierung (DW/Petr Stojanovski)Oliver Spasovski

Prioritetet e qeverisë teknike

Spasovski theksoi, se shteti ndodhet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme, ku pritet funksionim i papengueshëm i të gjitha institucioneve. Kryesimi i Qeverisë në një periudhë të tillë për të, paraqet sfidë të madhe, tha ai. Sipas programit për punë që Spasovski ia parashtroi Parlamentit, qeveria në periudhën deri në zgjedhjen e qeverisë së ardhshme politike ka disa prioritete strategjike. Spasovski renditi organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve të parakohshme, të drejta e demokratike, anëtarësimin e barabartë të RMV-së në NATO, fillimin e suksesshëm dhe udhëheqjen e negociatave inkuadruese me BE, zhvillimin e ekonomisë, rritjen e punësimit produktiv dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve, reformat në jurisprudencë, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimin e shtetit qytetar dhe kohezionit etnik mbi parimet e tolerancës dhe respektit të ndërsjelltë.

Opozita me dy ministra dhe tre zëvendësministra

Në qeverinë teknike merr pjesë edhe VMRO DPMNE-ja opozitare, e cila do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa do të ketë edhe tri poste të zëvendësministrave.

Nord-Mazedonien DW Interview Hristijan Mickovski (DW/B. Georgievski)Hristijan Mickovski, kreu i VMRO-DPMNE

“Jemi në prag të një sfide të madhe kur do të duhet që në mënyrë bindëse të munden gënjeshtrat, krimi, korrupsioni, turpi, nënçmimi dhe e gjitha ajo që tani tre vjet me radhë janë realitet i skenës sonë politike. Zaevi do të bjerë dhe së bashku me popullin do t’i kapërcejmë të gjitha pengesat, të cilat ai dhe disa nga përkrahësit e tij të paktë i kanë vendosur në këtë rrugë”, ka deklaruar lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski.

Zoran Zaev u detyrua të largohet nga detyra gati një vit pa e përfunduar mandatin 4 vjeçar. Ai pranoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas këmbënguljes së partive opozitare. Ekonomisti 45 vjeçar nga Strumica erdhi në pushtet në fund të dhjetorit të 2016, pas protestave dhe aferës së përgjimeve, ku ai ishte protagonisti kryesor që shpalosi bisedat e përgjuara, që ishin bërë nga ana e qeverisjes së kaluar të ish-kryeministrit Nikola Gruevski. Zaev do të njihet si një nga kryeministrat e suksesshëm që mbylli kontestin dy dekadësh të emrit me Greqinë, por edhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Këto dy çështja të vështira, i hapën rrugë anëtarësimit të vendit në NATO. Zgjedhjet ishin paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev menjëherë pas dështimit për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUKS NË DOGANAT SHQIPTARE/ Emigrantët vijojnë kthimin në vendet ku jetojnë
Previous article RREZIKU I RECESIONIT NUK ËSHTË ELIMINUAR/ Gjermanët, optimistë për ekonominë e tyre

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT