• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇFARË I DUHEJ PD-s…”/ Myslim Murrizi zbulon si e dekonspiroi një nga ministrat teknikë të Bashës: Një nga ata që lyhet dhe bën si “Van Dam”
Home
Politikë

“ÇFARË I DUHEJ PD-s…”/ Myslim Murrizi zbulon si e dekonspiroi një nga ministrat teknikë të Bashës: Një nga ata që lyhet dhe bën si “Van Dam”

26 December, 2019 k.autor Politikë

Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora preku temën e qëndrimit në çadër të PD për 90 ditë.

Deputeti i opozitës parlamentare, atëherë pjesë e PD, tha se ishte kundër kësaj ideje dhe se gjithçka u bë nga Lulzim Basha për të përfituar më shumë.

Murrizi u shpreh se kreu i PD nuk duhet të kishte kërkuar vendosjen e ministrave teknikë por heqjen e drejtorëve dhe zëvendësimin e tyre me specialistë në sektorët përkatës.

Ai shtoi se Basha nuk i njihte gjysmat e ministrave teknikë, ndërsa tregoi rastin kur një prej tyre e dekonspiroi.

Myslim Murrizi: “Nëse dyshojmë që vjedhjet e votave i bën policia, se kështu ishte preludi i marrëveshjes ti duhet të marrësh atë që komandon në polici. Çfarë i duhej PD, unë kam qenë kundra në atë kohë, çfarë na hynte në punë ne drejtori i legalizimeve, i hipotekës, i AKU-së për çfarë. 

Ose kërko ikjen e këtij njeriu të indoktrinuar si enverist drejt policie dhe merr një drejtor policie, merre nga të duash një zyrtar të vjetër që ka qenë sesa merr drejtorin e djathit. 

Çfarë e do drejtorin e AKU, AZHBR. Sepse menduan se edhe ata 3 muaj po bëjnë ndonjë lekë sepse është pjesa e pazarit. 

Thashë në tavolinë kush drejtori ka lekë, ka hipoteka ka e legalizimit, ajo e kosit, AKU që vendos gjoba, ka kjo tjetra AZHBR dhe i mori këto.

Çfarë i do këto? Pse bëhesh pis? Ti po pretendo të vish në pushtet. The që do fitojmë, do e rrëzojmë, 90 ditë ndejte në çadër, mos e merr, thuaj nuk kam besim tek ky drejtor policie hiqe këtë dhe gjemë një specialist policie me konsensus, drejtor policie teknik s’ke çfarë i do ministrat? 

Ministrat teknikë? Nuk ma hanin mua telefonin këta ministrat teknikë të mëdhenj. Demek i kishte vënë Basha gjysmat nuk i njihte. Nuk të hapnin telefonin. Një prej tyre më dekonspiroi. 

Një nga këta të fortët që lyhet me sheqet nga surrati që bën si Vandam. 

I thuaj që filan kontingjent ka armë në makinë, ka këtë. Ai ia thotë shefi të komisariatit që rrinte me ta. 

I thotë më ka thënë Myslim Murrizi kështu kështu. 

Po të jetë për këtë i them vetë nuk kam frikë, kam qenë këtu në ’97. Nuk veproi. I mori kot me idenë për të kënaq ca njerëz.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E SHOQËRUAR NGA DY QENTË E SAJ/ Greta Thunberg bën urimin special për Krishtlindje (FOTO)
Previous article PASI E VRANË, I SHKRUAN EDHE LETRËN E LAMTUMIRËS/ Poezitë e të fejuarës së Behar Bajrit nuk ishin nga dora e saj

k.autor

Postime të ngjashme

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga Politikë

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga

KËRCËNIM NDAJ FAMILJES? Mesazhi i Marjana Koçeku për Bajrat e Shkodrës: S’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën Breaking News

KËRCËNIM NDAJ FAMILJES? Mesazhi i Marjana Koçeku për Bajrat e Shkodrës: S’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT