• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryepeshkopi/ Pse refuzoi Bamir Topi t’ia jepte Janullatosit nënshtetësinë shqiptare
Home
Shqipëri

Kryepeshkopi/ Pse refuzoi Bamir Topi t’ia jepte Janullatosit nënshtetësinë shqiptare

24 December, 2017 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Gjashtë presidentë para Ilir Metës kishin refuzuar të firmosnin dekretin që i jepte Anastas Janullatosit nënshtetësinë shqiptare. Atë që nuk e bëri Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani, e bëri Ilir Meta me një vendim surprizë.

Në një letër dërguar kryepeshkopit Janullatos, Meta renditi disa arsye për këtë ndryshim të qëndrimit nga kreu i shtetit shqiptar:
1) kontributi në ringritjen e plotë kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,
2) vizitat në Vatikan dhe në vende të shumta të botës, që i kanë shërbyer jo vetëm njohjes ndërkombëtare të Kishës Ortodokse Autoqefale
3) ndihmën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ndaj vëllezërve tanë nga Kosova, gjatë krizës së rëndë humanitare të vitit 1999

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, deklaroi dy ditë më parë në një intervistë për një televizion grek se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar.
“E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, – tha Janullatos.

Vështirë për t’u besuar se kjo deklaratë, papritur e mallëngjeu Ilir Metën dhe e bindi të ndryshojë qëndrimin prej 23 vitesh të shtetit shqiptar.

Aktet e Anastas Janullatos, që Meta i rendit në arsyetimin e tij, nuk ishin marrë parasysh nga presidentët e mëparshëm, të cilët kishin refuzuar dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin.

Presidenti i vetëm që ka folur për këtë çështje ka qenë Bamir Topi. Në një intervistë, Topi e justifikonte refuzimin me diplomaci kur deklaronte se është “vetëm një gjë në proces, ku duhen marrë në konsideratë disa ndjeshmëri të brendshme”. Bamir Topi është shprehur se “mua më takon të vlerësojmë ndjeshmërinë në mënyrë shumë të kulturuar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI LIVE/ Besimtarja muslimane që u mashtrua nga babai për një firmë: Jeta ime në 2 metra ballkon dhe...
Previous article Refuzoi ftesën e FSHF-së, Vasil Ruci: Kam frikë se më helmoni!

F.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT