• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Refuzoi ftesën e FSHF-së, Vasil Ruci: Kam frikë se më helmoni!
Home
Futboll

Refuzoi ftesën e FSHF-së, Vasil Ruci: Kam frikë se më helmoni!

24 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Dikur bënte art me topin, ndërsa tani bën art me fjalën. Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, nuk heq dorë nga të qenit rebel sportiv edhe jashtë fushës pas kaq shumë vitesh nga mbyllja e karrierës. Nuk i ka pëlqyer që ka qenë kaq i anashkaluar nga FSHF-ja në dekadën e fundit dhe në këtë fundvit u ka dhënë një përgjigje epike drejtuesve të FSHF-së.

Pikërisht me një mesazh fare të shkurtër përmes telefonit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se, pak ditë para mbrëmjes Gala të FSHF-së, një prej zyrtarëve të lartë të kësaj të fundit, në emër të institucionit i ka dërguar një mesazh në numrin e tij personal Vasil Rucit, duke e ftuar zyrtarisht për të marrë pjesë të premten në ceremoninë e fundvitit. Mirëpo, ish-sulmuesi bëri një “driblim” të rrallë, teksa, pasi refuzoi të pranonte ftesën, i ktheu edhe një përgjigje nga ato që i kanë të gjitha brenda.

“Faleminderit për ftesën pas 15 viteve, por kam frikë të vij se mos më jepni bukë të helmuar si Petro Nini Luarasit…”, ishte mesazhi epik i Vasil Rucit.

Vasil Ruci sms

KONFIRMIMI – Për të konfirmuar gjithçka, gazeta kontaktoi dje vetë legjendën e futbollit vlonjat. Ky i fundit sqaroi pse kishte refuzuar të merrte pjesë në ceremoninë e FSHFsë, ku mes të tjerave u nderuan edhe 13 ish-futbollistë, të cilët kanë luajtur edhe në periudhën kur Ruci bënte “çudira” me topin.

“Në fakt, ata kanë 15 vite që nuk më thërrasin në ceremonitë që bëjnë. Mirëpo, tani që unë i kritikoj, më ftuan. Më erdhi një mesazh në celular, ku më bëhej me dije se isha i ftuar në mbrëmjen që do të organizohej të premten në Tiranë. Numri ishte i një zyrtari të lartë të FSHF-së, por emri pak rëndësi ka ta them tani”, është shprehur fillimisht Ruci, për të treguar më pas historinë e mesazhit. “Menjëherë i ktheva këtë SMS që ju po më tregoni. Tani çfarë duan këta nga unë!?

Ruci Vasil

Nuk u servilosem dot, sepse nuk e kam për karakter. U thashë që faleminderit pas gjithë këtyre viteve, por kam frikë se buka që do të ha është me helm dhe do të ma bëni si Petro Nini Luarasi”, tregon ishsulmuesi i Flamurtarit të artë të viteve ’80. Në fund, Ruci kërkon ta mbyllë me një shprehje që i ka ngelur në mendje nga i ati i tij.

“Babai më ka thënë një fjalë dikur dhe nuk mund ta harroj. Ne burrat kemi një kockë te gurmazi dhe ajo mban shumë. Unë jam nga ata që e kam kockën në gurmaz”. Gjatë viteve të fundit, Ruci ka qenë shpesh kritik me mënyrën se si FSHF-ja po administron kampionatin shqiptar. Kryesisht, ai ka akuzuar gjyqtarët duke iu referuar edhe urdhrave që marrin për të dëmtuar ekipe të caktuara, e më konkretisht Flamurtarin e këtij sezoni.

Vetëm pak javë më parë, Ruci u bëri thirrje katër ish-anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHFsë që të japin dorëheqjen. Ishsulmuesi vijon të jetë pjesë e administratës së klubit kuqezi, teksa nuk mungon në çdo takim të vlonjatëve, madje, shpesh i ngjan një tifozi ultras

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryepeshkopi/ Pse refuzoi Bamir Topi t’ia jepte Janullatosit nënshtetësinë shqiptare
Previous article Plagoset me armë 45-vjeçari në Shijak. Policia: E dimë kush është autori...

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos Futboll

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që… Futboll

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që…

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares Futboll

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT