• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHURATA PËR FËMIJËT E PREKUR NGA TËRMETI NË DURRËS/ Veliaj: Jam krenar për të vegjlit e Tiranës
Home
Sociale

DHURATA PËR FËMIJËT E PREKUR NGA TËRMETI NË DURRËS/ Veliaj: Jam krenar për të vegjlit e Tiranës

20 December, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Durrës, ku dorezoi nje pjese te dhuratave per fëmijët e strehuar në hotele aty, ndërsa falenderoi të vegjlit e Tiranës që u solidarizuan me bashkëmoshatarët e tyre.

Bashkia e kryeqytetit njofton se qindra fëmijë të çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës iu bashkuan këtë javë “Operacionit Kutia”, duke ndarë jo vetëm lodrat, por edhe veshjet dhe librat e tyre me bashkëmoshatarët e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, Thumanë, Laç, Lezhë dhe Shijak. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Durrës, ku dorezoi nje pjese te dhuratave per fëmijët e strehuar në hotele aty, ndërsa falenderoi të vegjlit e Tiranës që u solidarizuan me bashkëmoshatarët e tyre.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët e Tiranës i kanë përgatitur dhuratat me gjithë zemër. Jo vetëm që kanë vënë ne kuti gjëra të vogla, stilolapsa, lodra, doreza, kapuça, por mbi të gjitha kanë vënë një pjesë të zemrës së tyre. Ndaj, sot jam krenar për të gjithë djemtë dhe vajzat e Tiranës, që kanë bërë të lumtur kaq shumë fëmijë, jo vetëm në Durrës, por edhe në Thumanë, Laç, Kurbin, Shëngjin, Shijak, Kavajë. Më vjen mirë që iu bashkova një pjese të “Operacionit Kutia” këtu në Durrës dhe mezi pres që sot në darkë të marrim raportet sesi kamionët me dhurata kanë shkuar nëpër të gjithë cepat, aty ku ka pasur nevojë për të bërë djemtë dhe vajzat tanë të lumtur. Ishte një gjë e vogël, por me zemër të madhe”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ai theksoi se këto momente janë dhe një mundësi për të ndihmuar, por edhe për të krijuar miqësi të reja mes fëmijëve të Tiranës dhe atyre të zonave të prekura. “Shpresoj shumë që nga këto dhuratat anonime, ku djemtë dhe vajzat e Tiranës i kanë derguar djemve dhe vajzave në zonat e prekura nga tërmeti, me shpresë do të lindin disa miqësi të reja, shoqëri, bashkëpunime të reja. Vërtet kjo ishte një fatkeqësi dhe një moment i vështirë, por jam shpresëplotë se çunat dhe gocat nëpër të gjithë Shqipërinë që u lidhën me “Operacionin Kutia” do të jenë ata që nesër do të drejtojnë këtë vend, këtë qytet, do të bëjnë punë të rëndësishme dhe do kenë filluar bashkëpunimet që në moshën e vogël kur bashkëmoshatarët e tyre kishin nevojë”, u shpreh Veliaj.

Fëmijët e kryeqytetit iu përgjigjën thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës për t’u bërë pjesë e “Operacionit Kutia” duke përgatitur secili prej tyre kutinë e dhuratave për fëmijët e zonave që u dëmtuan më rëndë nga lëkundjet e tërmetit të muajit të shkuar. “Operacioni Kutia”sipas bashkise synoi t’u vinte në ndihmë fëmijëve në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në mënyrë që edhe ata të gëzojnë për festat e fundvitit si gjithë fëmijët e tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË SEZONIT TË RI NË TENIS/ Serena Williams përgatitet duke marrë leksione boksi nga Mike Tyson
Previous article PROTESTA NË FRANCË/ Irritimi ndjehet edhe tek turistët, "braktisin" Parisin

k.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT