• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA NË FRANCË/ Irritimi ndjehet edhe tek turistët, “braktisin” Parisin
Home
Botë

PROTESTA NË FRANCË/ Irritimi ndjehet edhe tek turistët, “braktisin” Parisin

20 December, 2019 k.autor Botë

Protestat dhe grevat në Paris kanë shënjuar edhe industrinë e turizmit.

Pas 15 ditësh bllokade transporti që ka ndaluar qarkullimin në qytet, turistët në Paris po ndjehen të frustruar. Industria e turizmit tani ka filluar të ndjejë pasojat e zemërimit kundër reformës së sistemit të pensioneve të kërkuar nga presidenti Emmanuel Macron.

“Donim të bënim shumë gjëra, të shikonim shumë gjëra, por e patëm të vështirë për shkak të grevës. U përpoqëm dje të arrinim në disa atraksione por ishte vërtetë e lodhshme duke ecur. Ndaj sot po përdorim skuterat, që janë diçka e mirë. Por për shkak të grevës, edhe ata ishin shumë të vështirë të gjendeshin”, shprehet një turiste në Paris.

“Ajo që më ka prekur më shumë dhe që është pak e mërzitshme, është fakti se jo vetëm metroja është e mbyllur, por edhe rrugët janë mbushur me njerëz, dhe nganjëherë është e vështirë edhe të ecësh. Nuk po mundemi të shijojmë asgjë”, deklaron një tjetër.

Ndërkohë që bizneset, përfshirë restorantet, dyqanet e suvenirëve etj, greva po u rëndon jo pak mbi shpinë.

“Ne jemi në një rrugë që frekuentohet shumë nga turistët. Por tani shikoni, nuk ka asnjë njeri këtu. Nëse përpara bënim një xhiro ditore prej 1500 eurosh, tani nuk arrijmë të bëjmë as 100 euro. Është një katastrofë!”

Në një situatë të tillë, taksistët po përpiqen të përfitojnë duke rritur çmimet e shërbimeve të tyre. Sidoqoftë, për shumë turistë, pavarësisht vështirësive me të cilat po përballen, Parisi mbetet përrallor.

Ka edhe nga ata që mendojnë se është më mirë kështu, pasi duke ecur mund të shikosh dhe shijosh më shumë nga qyteti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALVIN BERISHA/ Flet për ALPEnews.al babai i 11 vjeçarit: Është mirë por ka probleme me ecjen. Ja si shfaqet në VIDEO
Previous article FORMULA 1/ Flet ish-pronari i makinës "Jordan": Ata do të shkojnë që të dy te Ferrari

k.autor

Postime të ngjashme

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia Botë

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT