• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Gazetarja franceze në Thumanë: Shpresoj t’u rikthehet besimi se mund të jetojnë të sigurt
Home
Aktualitet

TËRMETI/ Gazetarja franceze në Thumanë: Shpresoj t’u rikthehet besimi se mund të jetojnë të sigurt

12 December, 2019 Delo.autor Aktualitet

Thumana e Fushë-Krujës është ende si një kantier i shkatërruar ndërtimi, ku po punohet për të larguar inertet e pallateve të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Nën gërmadha sheh ende arushë, e sende personale të njërëzve që kaluan tragjedinë më të madhe, me jetë të humbura dhe me të plagosur nga tërmeti i fuqishëm. Në mesin e Thumanës së shkatërruar që pritet të ringrihet dhe t’i kthehet normalitetit, këtë të enjte, kur kanë kaluar dy javë nga tërmeti, gjetëm edhe një gazetare franceze. Ajo ka ardhur të shohe nga afër situatën, dhe të bisedojë me banorë të zonës. Thotë se e sheh tragjedinë në sytë e tyre dhe në dhimbjen për jetët e humbura. Megjithatë shpreson që shteti të bëjë diçka për këta banorë në mënyrë që t’i kthejë shpresën se në këtë vend mund të jetojnë të sigurt.

“Jam gazetare franceze, erdha në këtë vend të shoh si është situata pas dy javësh, si po ja dalin njerëzit. Shoh tragjdinë tek njerëzit. Takova banorë të këtij vendit që kanë humbur fqinjët, shtëpitë e tyre, që kanë humbur gjithçka, që janë të frikësuar, është një situatë e vështirë për ta. Shpresoj të bëhet diçka për njerëzit që të ndjejnë se mund të jetojnë sërish këtu të sigurt”, u shpreh gazetarja franceze për Report Tv.

Në Thumanë humbën jetën nën rrënoja 24 persona, ku u shuan familje të tëra, ndërsa tërmeti mori në total 51 jetë shqiptarësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI MES MUSTAFËS DHE KURTIT/ Kushtet për koalicion, as VV e as LDK nuk ndërrojnë mendje
Previous article SOLIDARITETI/ Rama, të prekurit nga tërmeti: Çfarë të duash ti dhe si të duash do të bëhet

Delo.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT