• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI MES MUSTAFËS DHE KURTIT/ Kushtet për koalicion, as VV e as LDK nuk ndërrojnë mendje
Home
Rajon

TAKIMI MES MUSTAFËS DHE KURTIT/ Kushtet për koalicion, as VV e as LDK nuk ndërrojnë mendje

12 December, 2019 Delo.autor Rajon

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë lëvizur nga pozicionet që patën, si kushte për të arritur deri në marrëveshje për koalicionin. Takimi i djeshëm në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës, nuk solli asnjë rezultat të ri, përveç se dy liderët i përsëritën kushtet që ia vunë njëri – tjetrit. Si rrjedhojë, VV e LDK u pajtuan vetëm për t’u takuar përsëri, shkruan Gazeta Express.

Një pauzë një javore që patën nga takimet Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk solli reflektim as të njëra e as te tjetra, sa i përket qëndrimeve për koalicionin.

Menjëherë pasi që u kthye nga Gjermania, aty ku qëndroi për vizitë disa ditë, lideri i VV-së Albin Kurti e thirri në takim të parin e LDK-së, Isa Mustafën. Mirëpo, pas një takimi një orësh, marrëveshja nuk u arrit as të mërkurën.

Kurti e Mustafa ia përsëritën edhe një herë pozicionet që kanë njëri tjetrit, në mënyrë që të dy palët të dakordohen për marrëveshjen.

Ajo se çka u tha brenda takimit, siç merret vesh është se VV nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket pozitës së presidentit që do ta pasojë Hashim Thaçin, derisa LDK insiston që kjo pozitë ju takon atyre.

Kurti e Mustafa zgjodhën që për mosmarrëveshjet kësaj radhe të mos flasin para mediave, aty ku pak minuta pas përfundimit të takimit doli zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

As zëdhënësi i LDK-së, nuk tha shumë për takimin. Ai shkurtimisht u shpreh se dy liderët janë pajtuar vetëm për t’u takuar përsëri.

“Takimi në mes dy liderëve ka përfunduar, të dy liderët janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim deri në arritjen e marrëveshjes”, tha shkurtimisht ai.

Për takimin, folën edhe nga VV-ja përmes një komunikate të shkurtër drejtuar mediave.

“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Merret vesh se dy liderët janë pajtuar që të takohen gati çdo ditë, për të vazhduar përpjekjet për koalicionin, mirëpo, që ora për takimin e sotëm ende nuk dihet, kanë bërë të ditur burime brenda dy partive për Express.

Në ditën që bashkoi Kurtin e Mustafën, pas më shumë se një javë pauzë prej takimeve, presionet partive ua shtoi edhe thirrja e seancës konstituive nga presidenti Hashim Thaçi.

Presidenca dje njoftoi se seanca është thirrur për datë 24 dhjetor, që i jep kohë LDK-së e VV-së, edhe dy javë për të nënshkruar marrëveshjen e koalicionit.

Kujtojmë që VV  e LDK nuk po mund të gjejnë pajtim sa i përket pozitës së presidentit të ardhshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SNAJPER, ARMË E MUNICIONE/ Dalin pamjet e aksionit të RENEA-s, si u arrestua vrasësi i kushëririt në Gjirokastër, në pranga dhe i ati (VIDEO)
Previous article TËRMETI/ Gazetarja franceze në Thumanë: Shpresoj t'u rikthehet besimi se mund të jetojnë të sigurt

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT