• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
8 DHJETORI/ Pasi anuloi tubimin në shesh, Meta mesazh të rinjve: Ju falenderoj…
Home
Politikë

8 DHJETORI/ Pasi anuloi tubimin në shesh, Meta mesazh të rinjve: Ju falenderoj…

8 December, 2019 k.autor Politikë

8 Dhjetorin, ditën e Rinisë e kishte parashikuar si ditën kur do të zbriste në shesh për të kërkuar një Referendum popullor për ndryshimin e Kushtetutës, por tërmeti i 26 Nëntori përveç të tjerave ka ndryshuar edhe anxhendën politike të presidentit Ilir Meta.

Pak ditë më parë ai anuloi 8 Dhjetorin për një datë tjetër të papërcaktuar, ndërsa sot e ka nisur ditën me një mesazh për të gjithë të rinjtë që janë angazhuar vullnetarisht përgjatë këtyre ditëve për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ai thotë se ashtu si 29 vite më parë të rinjtë dhe të rejat të marrin në dorë fatet e atdheut për ta udhëhequr proceset demokratike për ndërtimin e një ardhmje të sigurtë dhe europianizmit të plotë të Shqipërisë.

“Me mijëra të reja e të rinj shqiptarë, të organizuar vullnetarisht brenda e jashtë vendit që në momentet e para të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, po udhëheqin kauzën e solidaritetit për banorët e prekur rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore e pabesë që goditi vendin.

Përpjekjet e tyre të palodhura për mbledhjen e ndihmave materiale, fondeve dhe shërbimeve që po i ofrojnë komunitetit ditë-natë, janë sa emocionuese, po aq frymëzuese, dhe shembulli më konkret i Shqipërisë njerëzore për të cilën kemi nevojë më shumë se kurrë. Ndaj sot me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, dua të falënderoj me mirënjohje të thellë, emër për emër, çdo vajzë e djalë, që shërben si vullnetar në shërbim të komunitetit.

Jeni të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm! Ju inkurajoj dhe ju mbështes, që në shembullin e të rinjve dhe të rejave, të cilët 29 vite më parë vërshuan në rrugët e sheshet e Tiranës për ta ndarë Shqipërinë nga errësira dhe izolimi, të merrni në dorë, falë shpirtit të lirë, energjisë, guximit, kurajos dhe idealeve të pastra, fatet e atdheut tonë, duke udhëhequr proceset demokratike për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë dhe europianizmit të plotë të Shqipërisë.

Nderim përjetë veprës së liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit dhe të gjithë studentëve të Dhjetorit ’90! “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”. Demokracia nuk negociohet, por vetëm mbrohet dhe me çdo çmim!”, shkruan Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARAJSA E AVENTURËS DHE TURIZMIT/ Radomira mbulohet nga rreshjet e para të dëborës
Previous article "NJË BOMBË ME SAHAT"/ Emigranti shqiptar në SHBA dënohet me 22 vjet burg, ishte terrorist i ISIS (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para Politikë

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT