• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJË BOMBË ME SAHAT”/ Emigranti shqiptar në SHBA dënohet me 22 vjet burg, ishte terrorist i ISIS (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

“NJË BOMBË ME SAHAT”/ Emigranti shqiptar në SHBA dënohet me 22 vjet burg, ishte terrorist i ISIS (EMRI)

8 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një emigrant nga Shqipëria që kishte marrë nënshtetësinë amerikane dhe jetonte në Bronx është dënuar dje me 22 vjet burg, pasi pranoi akuzat për terrorizëm, në New York.

Sajmir Alimehmeti, 26 vjeç pranoi në shkurtin e vitit të kaluar se kishte dhuruar ndihmë materiale për Shtetin Islamik të Sirisë dhe Irakut. I lindur në Shqipëri, ai kishte gjetur punë në New York si ndihmës-hidraulik dhe përgatitej për të punuar në një zyrë funerale.

Mirëpo, në maj 2016 u arrestua nga Ekipi i Posaçëm i Përbashkët kundër Terrorizmit në Bronx dhe u padit për ndihmë materiale ndaj ISIS-it. Sipas padisë, ai po koleksiononte thika të ndryshme luftimi që mund të përdoreshin në një sulm të mundshëm terrorist.

Ishte përpjekur të udhëtonte edhe vetë drejt Lindjes së Mesme për t’u bërë anëtar i ISIS-it por ishte penguar dy herë nga autoritetet britanike, në 2014. Në shtëpinë e tij u gjetën një flamur i ISIS-it, video të grupit terrorist e materiale propagandistike.

Edhe në burg, pas arrestimit, Alimehmeti duket se ka vijuar punën e tij për ISIS-in duke përhapur propagandën e ISIS-it mes të burgosurve, në bashkëpunim me të dënuarin për vënien e një bombe në lagjen Chelsea, Ahmad Khan Rahimi. Gjykatësi i Diktriktit Paul A. Engelmayer, i cili i shqiptoi dënimin me burg, ditën e premte, e quajti shqiptarin “një bombë me sahat”./Illyria

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 8 DHJETORI/ Pasi anuloi tubimin në shesh, Meta mesazh të rinjve: Ju falenderoj...
Previous article "TI KURRË NUK DO JESH VETËM"/ Rama zgjedh fjalët e shenjta për një mesazh solidariteti me të prekurit nga tërmeti

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT