• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Vijim i procesit mësimor, “SHKOLLA TË PËRKOHSHME” nëpër hotele
Home
Breaking News

TËRMETI/ Vijim i procesit mësimor, “SHKOLLA TË PËRKOHSHME” nëpër hotele

6 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Ditën e sotme është zhvilluar trajnimi për mësuesit në lidhje përshtatjen e programit dhe veprimtarinë që do të organizohen gjatë mësimit në “shkollat e përkohshme” në hotel për të gjithë ata nxënës të akomoduar nëpër hotele.

Të pranishëm gjatë trajnimit ishin Zëvendësministrja Znj. Lorena Haxhiu dhe Drejtori i ASCAP (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar) Z. Gerti Janaqi, të cilët e ndoqën nga afër dhe dhanë të gjitha udhëzimet e nevojshme për këtë proces.

Themelimi i “shkollave të përkohshme” nëpër hotelet ku janë strehuar nxënësit, ka filluar tashmë në mënyrë që procesi normal mësimor të mos ndërpritet asnjë orë më shumë. Për këtë janë marrë të gjitha masat e duhura që:
– të garantohet një mjedis i përshtatshëm pranë hoteleve të cilat ofrojnë infrastrukturën,
– të bëhet gati në kohë programi mësimor,
– nxënësit të pajisen sa më parë me tekstet shkollore dhe materialet e punës,
– si dhe të sigurohet njëkohësisht edhe shërbimi i domosdoshëm psiko-social.
Përveç kësaj zgjidhjeje provizore, sipas nevojave specifike do të zbatohen gjithashtu edhe planet e zhvendosjes nëpër shkollat më të afërta pritëse ku nxënësit kanë gati planin e sistemimit dhe u është siguruar edhe transporti.

Rikthimi sa më parë në normalitet dhe garantimi i mbarëvajtjes së procesit mësimor në mënyrë që nxënësit mos të humbasin asnjë orë më shumë ngelet pa diskutim prioritet akut i punës që po zhvillon aktualisht Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIA/ Shqipëria i vetmi vend Europian që refuzoi OSBE-në, sot merr drejtimin e saj për herë të parë
Previous article “BANESAT E SIGURUARA I PAGUAJNË KOMPANITË”/ Ahmetaj: Deri tani dëmi 12 MILIONË dollarë

Delo.autor

Postime të ngjashme

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT