• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Qeveria dhuron 17 apartamente në Tiranë për familjarët e viktimave
Home
Politikë

PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Qeveria dhuron 17 apartamente në Tiranë për familjarët e viktimave

3 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Qeveria miratoi Aktin Normativ për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Këshilli i Ministrave vendosi dhurimin e 17 apartamenteve, në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndodhura në njësinë administrative nr.1, Tiranë, për familjarët e viktimave.

Të gjitha shpenzimet e mobilimit dhe të pajisjeve elektroshtëpiake për këto apartamente mbulohen nga buxheti i shtetit.

Apartamentet që dhurohen për familjarët e viktimave të tërmetit, hiqen nga lista e pasurive të paluajtshme të Bashkisë Tiranë ose të njësisë përkatëse të vetëqeverisjes vendore.

Pavarësisht parashikimeve të ligjit, Bashkia Tiranë, brenda 2 ditëve pune është e detyruar të lëshojë certifikatën e përdorimit për objektet e përcaktuara.

“Njësitë e vetëqeverisjes vendore dhurojnë në favor të familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019 edhe apartamente nga fondi publik i banesave sociale, të përfituara sipas ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”. Këshilli Bashkiak Tiranë ose i njësisë përkatëse të vetëqeverisjes vendore jep pëlqimin për tjetërsimin e këtyre pasurive të paluajtshme në favor të familjarëve të viktimave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26.11.2019, sipas parashikimeve të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar”, thuhet në këtë Akt Normativ.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës kryen fillimisht regjistrimin e apartamenteve që do të dhurohen në regjistrat e pasurive të paluajtshme në emër të Bashkisë Tiranë dhe më pas kryen veprimet e nevojshme për kalimin dhe regjistrimin e tyre në pronësi të familjarëve të viktimave të shkaktuara nga tërmeti.

Dhurimi realizohet nëpërmjet kontratës së dhurimit, sipas parashikimeve të Kodit Civil.

Kontrata nënshkruhet nga kryetari i Bashkisë Tiranë ose ai i njësisë përkatëse të vetëqeverisjes vendore dhe nga përfaqësuesit e familjeve përfituese, të përcaktuara në listën e dërguar nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile.

Apartamenti i dhuruar regjistrohet në bashkëpronësi të të gjithë anëtarëve të familjes përfituese.

Çdo shpenzim procedural për kryerjen e transaksioneve për dhurimin e pasurisë paguhen nga Bashkia Tiranë ose njësia përkatëse e vetëqeverisjes vendore.

Akti Normativ detyron po ashtu strukturat shtetërore të vendosin në dispozicion të gjitha burimet njerëzore dhe mjetet logjistike të nevojshme që nevojiten për transferimin e këtyre familjeve në banesat e reja në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHPALL LOJTARI MË I MIRË PËR 2019/ Flet mbrojtësi De Ligt: Me Interin do të jetë e vështirë, por ne...
Previous article SOLIDARITETI/ Vajza nga Kukësi fiton çmimin 'TechWoman' në Angli: Pranë jush, vazhdoni të qëndroni të palëkundur

k.autor

Postime të ngjashme

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor... Aktualitet

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor...

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT