• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOLIDARITETI/ Vajza nga Kukësi fiton çmimin ‘TechWoman’ në Angli: Pranë jush, vazhdoni të qëndroni të palëkundur
Home
Sociale

SOLIDARITETI/ Vajza nga Kukësi fiton çmimin ‘TechWoman’ në Angli: Pranë jush, vazhdoni të qëndroni të palëkundur

3 December, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Arta Cika është shqiptarja që u përzgjodh mes 100 grave për çmimin e rëndësishëm “TechWoman” në Angli.

Ajo është studente PhD e Shkencave Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit.

Por në një reagim emocionues pas marrjes së çmimit, Arta Cika ka vendosur t’ia dedikojë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe Shqipërisë në këtë moment të vështirë të rimëkëmbjes pas tërmetit shkatërrimtar.

Ajo është shprehur se do të jetë pranë vendit të saj në këto momente të vështira.

“Ndihem shumë e vlerësuar dhe krenare që jam zgjedhur si një nga 100 fitueset e çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 ne Mbretërine e Bashkuar (UK).

Dua të falenderoj nga zemra Jurinë Teknike që më zgjodhi, të gjithë publikun në mbarë botën e veçanërisht atë shqiptar që më votuan.

Jam shumë e lumtur për të gjitha mesazhet, vlersimet dhe mbeshtetjen që më keni dhënë këto javë.

Kujtimet e mia shkojnë mbrapa tek femijëria ime, kur isha një vajzë e vogël që i pëlqente të luante futboll ne rrugët e Kukësit po me ëndërra të mëdha.

Do doja shumë të kthehesha mbrapa në kohë, të takoja atë vajzë luftarake dhe ti thoja që ‘Vazhdo ëndërro fort. Asgjë nuk do të të ndalojë që të arrish synimet e tua.’

Dhe ky është një mesazh që dua tua them të gjithë vajzave të vogla në mbarë botën. Mos e konsideroni inxhinierine si një “profesion burrash”, dhe mos kini frike nga e panjohura. Puna gjithnjë shpërblehet.

Falë punës sime 10-vjeçare dhe mbështetjes së madhe nga familja ime, që ka qenë gjithmonë krahu im i djathtë, jam sot këtu e kjo me jep forcë për të vazhduar përpara.

Pa mbështetjen e tyre, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur.

Ne fund, do doja t’ia dedikoja këtë çmim vendit tim të dashur, Shqiperisë, ku linda u rrita e mora dijet e para dhe të gjithë njerëzve në veçanti atyre të prekur nga termeti.

Siç thotë edhe shprehja: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Vazhdoni të qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë anëmbanë botës.

Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të gjithëve”, është shprehur Arta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Qeveria dhuron 17 apartamente në Tiranë për familjarët e viktimave
Previous article LA TURNEUN/ Ardian Bujupi vjen në Shqipëri dhe ndihmon familjet e prekura nga tërmeti

k.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT