• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Eksperti thirrje qytetarëve: Mos flini më nëpër makina, s’do kemi kurrë fatin e Japonisë
Home
Sociale

TËRMETI/ Eksperti thirrje qytetarëve: Mos flini më nëpër makina, s’do kemi kurrë fatin e Japonisë

1 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Inxhinieri Agim Seranaj iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mos flenë më nëpër makina nga frika e tërmeteve.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, inxhinieri deklaroi se pasgoditjet për një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter janë normale, pasi pllakat tektonike duhet të stabilizojnë veten.

Sipas tij, edhe në Durrës, ku paniku është më i madh, qytetarët duhet të bëjnë të pamundurën për t’iu rikthyer jetës normale.

“Këto lëkundje që po shënohen njihen si paslëkundje dhe shoqërojnë çdo tërmet. Nëse tërmetet janë me magnitudë të ulët shoqërohen me pak pasgoditje, kurse një tërmet me magnitudë kaq të madhe sa i ai i Durrësit, ai është e pritshme të shoqërohet me tërmete pas tij edhe me madhësi jo të vogla.

Këto paslëkundje duhet t’i quajmë normale. Tërmeti zhvillohet kryesisht prej lëvizjeve të pllakave tektonike, që kërkojnë të çlirojnë energjinë e grumbulluar. Janë pllaka të mëdha që lëvizin dhe tani duan të zënë ripozicion. Ato tani pak nga pak po fillojnë të stabilizojnë veten, ndaj dhe janë këto lëkundjet. S’ka arsye që njerëzit të flenë në makinë.

Edhe në Durrës, nëse do ta mundin dot panikun, në shumë objekte që kam vizituar dhe që nuk ka shumë plasaritje, të telefonojnë edhe komshinjtë dhe të fillojnë të bëjnë qytetin të jetueshëm aty ku mundet, sepse ka shumë mundësi. Nëse ndodh një tërmet i madh, ai shoqërohet me më shumë pastërmete dhe me shtrirje më të madhe në kohë, sepse është nevoja për të çliruar energjinë. Shqipëria nuk do të ketë kurrë fatin e Japonisë”, tha inxhinieri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Për ty që kërkon rikthimin e normalitetit pas tërmetit!
Previous article TËRMETI TRAGJIK/ Jo vetëm dedikim për fitoren, ekipi në Kroaci nis ndihma për Shqipërinë

F.autor

Postime të ngjashme

"KUMBARI I KOKAINËS" DYSHOHET SE PASTROI 30 MLN EURO NË SHQIPËRI/ Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në... Aktualitet

"KUMBARI I KOKAINËS" DYSHOHET SE PASTROI 30 MLN EURO NË SHQIPËRI/ Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në...

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln € Aktualitet

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln €

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj Aktualitet

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT