• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SULMI I METËS NDAJ AMBASADORËVE TË HUAJ”/ Reagon ambasadorja franceze : Nuk njoh asnjë vagabond mes nesh! (VIDEO)
Home
Politikë

“SULMI I METËS NDAJ AMBASADORËVE TË HUAJ”/ Reagon ambasadorja franceze : Nuk njoh asnjë vagabond mes nesh! (VIDEO)

23 November, 2019 k.autor Politikë

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Kristina Vazak në intervistën për Abc News ka marr në mbrojtje kolegun e saj të OSBE-së Borchard, i shpallur “nona grata” nga Presidenti dhe komenton akuzat e kreut të shtetit për palaço, vagabond dhe grup i strukturuar diplomatik, si analogji me grup i strukturuar kriminal.

INTERVISTA E PLOTË

Ajo shprehet:

“Ka një ngarkesë kundër diplomatëve. Por diplomatët kanë një rol që nuk mund të neglizhohet. Nuk jam as unë as ndonjë tjetër që mund të thotë të kundërtën. Por ama ky rol as nuk duhet ekzagjeruar. Diplomatët nuk janë këtu për të zëvendësuar autoritetet kompetente. Unë mendoj që ka pasur një ngutje kur janë përdorur ato fjalë.

Nuk e dija kuptimin në shqip të fjalës vagabond, në kuptimin e gansterit, por unë nuk njoh personalisht në komunitetin diplomatik këtu në Tiranë asnjë grua apo burrë diplomat sadopak vagabond. Sinqerisht. Dhe nuk e them këtë për solidaritet, se ndoshta po e mendoni. Jo, nuk është një refleks solidariteti. Sa i takon krahasimit me banda apo grupe kriminale, çfarë është kjo? Të jemi seriozë!

Unë kam tendencë t’i marr gjërat më ironi ndonjëherë, por këtu le të bëhemi seriozë! Po, diplomatët takohen. Po, diplomatët mblidhen rregullisht. Dhe grupi i parë, për ne francezët, si edhe për të tjerët, është ai i ambasadorëve të Bashkimit Europian”.

Zonja Vasak tregon se e njeh ambasadorin Bernd Borschardt që kur punonte në Gjermani duke theksuar se nuk është në interesin e askujt që t’i përvishet një diplomati.

“Njihemi që nga Gjermania, sepse kam punuar jo pak në Gjermani. Dhe mendoj se nuk është në interes të askujt që t’i përvishet një diplomati, cilido qoftë ai. Nuk është në interesin e askujt”, tregon ajo.

Duke iu referuar ambasadorit Borchardt, ambasadorja shprehet se çdokush mund të shkasë.

“Sigurisht, e di çfarë i qortojnë. Çdokush mund të shkasë. A kishte shkarje, këtë nuk më takon mua ta them. Por mendoj se askush nuk ka interes kundër Bernd Borschardt, sepse, të mos harrojmë, Shqipëria po bëhet gati të marrë presidencën e radhës të OSBE-së në 2020.

Askush nuk ka interes të tregojë me gisht përfaqësuesin e OSBE-së këtu. Askush! “, shprehet ajo.

Në lidhje me përmendjen e armëve nga Presidenti Meta, si mundësi për të mbrojtur Kushtetutën, Ambasadorja Vasak thotë se është e trishtuar që krejt papritur del ky argument i armëve, ndërkohë që ka një nismë franko-gjermane në kuadër të procesit të Berlinit, që synon eliminimin në të gjitha vendet e rajonit të armëve të lehta dhe të kalibrit të vogël dhe municioneve të tyre.

Ambasadorja e Francës në Shqipëri nuk thotë nëse kjo krizë politike në Shqipëri ndikoi ose jo në vendimin e Francës për të mosçelur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin europian, por pranon se për momentin Franca dhe Gjermania janë duke negociuar në të gjitha nivelet për rrugën që duhet ndjekur. /abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERIUDHA JANAR-TETOR NË SARANDË/ Fluks turistësh. Vizitohet nga 1575 jahte turistike
Previous article VETËVRASJA E ADELËS/ Flet sociologia Binjaku: Medias nuk do ti ikte ky rast fatkeq për të gjetur tek politika burimin e tragjedisë. Një MESAZH për të rinjtë

k.autor

Postime të ngjashme

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para Politikë

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT