• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DIVORCOHU NGA IM BIR…”/ Zbulohet letra që mbretëresha Elisabeth i ka dërguar Dianës
Home
Jetë

“DIVORCOHU NGA IM BIR…”/ Zbulohet letra që mbretëresha Elisabeth i ka dërguar Dianës

12 November, 2019 k.autor Jetë

Ekspertja e familjes mbretërore Angela Mollard ka thënë se mbretëresha Elisabeth ishte e para që e nxiti këtë ndarje.

Intervista me gazetarin anglez Martin Bashir në vitin 1995, sinjalizoi fundin e martesës së princeshë Dianës me princin Charles.

Në intervistë, ajo tregoi  për lidhjen e saj me James Hewitt dhe aludoi për lidhjen e princit Charles me Camilla Parker Bowles.

Ekspertja e familjes mbretërore Angela Mollard pretendon se mbretëresha Elizabeth ishte e para që e nxiti këtë ndarje.

Sipas saj, mbretëresha i dërgoi Dianës një letër ku i kërkonte të divorcohej nga djali i saj.

Mollard vuri në dukje se princi Charles dhe princesha Diana më parë kishin nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti, ku ata nuk mund të diskutonin detajet e ndarjes ose martesës së tyre.

Në fakt, Diana fajësoi pabësinë e Charles për problemet e tyre martesore dhe shtroi shumë pyetje në lidhje me aftësinë e tij për të sunduar monarkinë.

Intervista u transmetua dy vite para se Princesha Diana të vdiste në një aksident tragjik me makinë në Paris në vitin 1997.

Duke patur parasysh mënyrën se si u transmetua intervista në BBC, kishte shumë biseda në atë kohë se si do të reagonte mbretëresha Elizabeth.

Intervista e transmetuar ndikoi shumë në jetën e familjes mbretërore për shkak të fjalëve që rrëfeu princeshë Diana.

Mbretëresha Elizabeth nuk ishte personi i vetëm në familjen mbretërore që u mërzit nga intervista e Dianës, pasi edhe  princesha Margaret ishte gjithashtu e zemëruar për atë që u trasmetua në televizionin kombëtar.

Gjatë një interviste, eksperti mbretëror Craig Brown zbuloi se Princesha Margaret ndihej sikur Princesha Diana kishte tradhëtuar të gjithë familjen.

Princi Uilliam në atë kohë ishte adoleshent dhe gjithashtu raportohet se ishte zemëruar me nënën e tij për diskutimin e çështjeve private me shtypin.

Mendimi i Princit William për situatën ndryshoi kur u rrit, ku ai e ndjen shumë mungesën e saj.

Duka i Kembrixhit dhe vëllai i tij i vogël, Princi Harry, ende fajësojnë paparacët për vdekjen tragjike të nënës së tyre.

Mbretëresha Elizabeth nuk ka komentuar ende rreth letrës së saj ku pretendohet se ia ka dërguar Princeshës Diana.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PUSHTETI VENDOR NË PUNË"/ Rama publikon pamjet e kantierëve për zhvillimin rural në Urën Vajgurore. Qytetarët: S’e paskemi hedhur votën kot!
Previous article DHUNUAN ARBITRIN SERB NË GJERMANI NJË MUAJ MË PARË/ Ndëshkohen rëndë dy shqiptarët dhe klubi

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT