• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PUSHTETI VENDOR NË PUNË”/ Rama publikon pamjet e kantierëve për zhvillimin rural në Urën Vajgurore. Qytetarët: S’e paskemi hedhur votën kot!
Home
Politikë

“PUSHTETI VENDOR NË PUNË”/ Rama publikon pamjet e kantierëve për zhvillimin rural në Urën Vajgurore. Qytetarët: S’e paskemi hedhur votën kot!

12 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Pushteti vendor në punë! Kështu shkruan Kryeministri Rama teksa publikon nje video te punimeve ne kantieret e hapur per zhvillimin rural ne Bashkine e Ures Vajgurore.

ERTV eshte ndalur ne disa fshatra te kesaj bashkie ku po zbatohen projekte te kanaleve ujitese dhe vaditese, rindertimit te shkollave apo shesheve dhe ujesjellesave, qe sipas Kryeminsitrit, provojne se energjia, koha dhe vemendja jane te dedikuara te nevojat e njerezve te zakonshem.

“Jemi ne Poshnje, ne nje kantier te punes per rikonstruksionin e kanalit vadites te rezervuarit te Manastirit, investim i buxhetit te shtetit qe kap nje gjatesi prej 4 km. Plot 1.5 km eshte kanali ushqyes qe merr ujin nga rezervuari per ne kanalin vadites dhe kanali vadites kap nje gjatesi prej 2.5 km. Gjithe ky investim impakton dhe vadit gati 100 hektar toke dhe perfitojne 5000 banore te ketij fshati. Duke qene se Bashkia Ura Vajgurore eshte nje nga zonat me potencial per zhvillimin bujqesor dhe rural ne jemi perkushtuar punes ne rehabilitimin e kanaleve kulluese dhe vaditese dhe ne mandatin e pare ne perfunduam mirembajtjen e 180 km kanal kullues dhe vadites. Kemi punuar njekohesisht dhe me kanalet vadites pervec atyre kullues. Drejt perfundimit eshte kanali i stacionit te pompimit Gorican, te Rezervuarit te Goricanit, kanali vadites i Rezervuarit te Vlanices nga i cili perfitojne fshatrat e njesise administrative Cukalat”, tha Kryetarja e Bashkisë, Juliana Memaj.

Nje tjeter investim ne fshatin Pashalli, eshte pusi per shuarjen e presionit te ujit qe do vije nga depozita dhe do kaloje ne rrjetin e shperndarjes se ujesjellesit se Pashallise dhe Gurit te Bardhe.

“Ky eshte nje objekt i ri punimesh qe ka prej dy vitesh qe ka filluar dhe eshte ne vijim te investimit qe u realizua nga buxheti i shtetit ne 2017. Pas shume vitesh Ura Vajgurore dhe fshatrat perreth saj do te marrin burimin e ujit te pijshem nga Poshnja duke zevendesuar burimin e meparshem pasi ishte nje burim i ndotur dhe per te permiresuar cilesine e jetes se banoreve te ketij komuniteti, u ndermorr ky investim. Ne vijim te ketij investimi tashme jemi ketu dhe do te operojme me rrjetin e shperndarjes ne Pashalli dhe Gurin e Bardhe. Nderkohe qe pune ditesh kemi edhe lidhjen e kontrates per rikonstruksionin e rrjetit te brendshem te qytetit edhe te fshatit Bistrovice”, tha Memaj.

Nga rikonstruksioni i rrjetit te brendshem te Pashallise dhe Gurit te Bardhe, perfitojne gati 5 mije banore, ndersa nga investimi i pare i vitit 2017 perfitojne 12 mije banore. Me investimin e ri qe do te nise perfitojne rreth 4 mije e 500 banore.

ERTV vijoi rrugetimin ne fshatin Samatice , ku eshte hapur kantieri per ndertimin nga e para te shkolles 9 vjeçare “Azbi Shehu”, qe do te ofroje kushte moderne per 300 nxenes te fshatit.

“Shkolla ka qene komplet e amortizuar dhe paraqeste rrezikshmeri, ne nderkohe hartuam projektin nga bashkia dhe kemi bere aplikimin prane sekretariatit teknik ne ministrine e arsimit. Investimi eshte me bashkefinancim, bashkia financon 10% te vleres se objektit. Njesia administrative Kutalli jo vetem fshati, eshte nje zone me ritme te rritjes se familjeve te reja, pra me popullsi te larte dhe ky investim i pershtatet nevojave sepse kemi nxenes realisht”, tha Memaj.

Ne mandatin e pare në Urën Vajgurore u realizua rikonstruksioni i plote i tre shkollave nga buxheti shtetit, rikonstruksion i pjesshem i 10 shkollave nga bashkia. Ne fshatin Donofrose, ERTV ndoqi punimet per ndertimin e qendres se fshatit, nje hapesire e pershtatur si mjedis rekreativ per te gjitha moshat, ku jane instaluar kendi i lojerave dhe shtyllat e ndriçimit te teknologjise LED.

Mbi transformimin infrastrukturor te zones se tyre, folen per ERTV edhe dy prej banoreve me te vjeter te ketij fshati.

“Ishte nje enderr qe ne edhe se mendonim akoma , po erdhi si dhurate dhe per kete falenderoj kryetaren e bashkise qe ka mbajtur nje premtim para zgjedhesve te ketij vendi edhe vertet u be realitet , vertet eshte nje gje e qyteteruar per fshatin tone Donofrose. Nuk e kemi hedhur kot ate vote sepse kemi besim te madh te kryeministri qe zoti jete i dhente, sepse ai po e shperndan kete fryme nisme pas nisme”, tha Ramadan Baxhia nga fshati Donofrosë.

        

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAP NË MES TË SHIUT EDHE PSE DITË PUSHIMI/ Dy lojtarët e Partizanit tregojnë muskujt (FOTO)
Previous article "DIVORCOHU NGA IM BIR..."/ Zbulohet letra që mbretëresha Elisabeth i ka dërguar Dianës

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që… Politikë

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që…

LËVIZJE NË POLICINË E SHTETIT/ Ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat e Korçë, transferime edhe në Tiranë Aktualitet

LËVIZJE NË POLICINË E SHTETIT/ Ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat e Korçë, transferime edhe në Tiranë

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT