• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mediat italiane: Çfarë ka ndodhur me avionin tip “Piper” që u rrëzua në Ishëm
Home
Aktualitet

Mediat italiane: Çfarë ka ndodhur me avionin tip “Piper” që u rrëzua në Ishëm

23 December, 2017 k.autor Aktualitet

Avioni tip “Piper A 32” që drejtohej nga italiani Guido Guidi, i cili u rrëzua në grykëderdhja e Ishmit në një pistë të improvizuar, nuk mund të fluturojë më. Pikërisht në këtë ‘pistë’ dyshohej se kryhej trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, në rrugë ajrore. ‘La Stampa’ i ka kushtuar sot një artikull historisë me protagonist pilotin italian. Ndonëse qëndroi për 7 muaj i bllokuar në vendin ku ra në Durrës, avioni që ka qenë në qendër të vëmendjes për historinë e tij si ‘spiun’, është kthyer në një hekurishte.

“Për fat të keq jo vetëm bishti është i dëmtuar, por edhe krahët janë thyer. Madje edhe pjesët e tjera të avionit, pasi mbeti gjatë dimrit jashtë dhe nuk mund t’i zëvendësohen”, tha Giovanni Monticelli, president i kompanisë “Aeroclub Savona”.
Një humbje e madhe për “Aeroclub Savona”, pasi mjeti i fluturimit ishte dhurua nga Sergio Borea. “Sigurisht, avioni nuk mund të fluturojë më”, tha Monticelli. Pasi piloti Guido Guidi u rrëzua me avionin në mesin e shtatorit të 2016-ës, ndërsa mjeti qëndroi i bllokuar në atë vend ku ra. Me ndërhyrjen e strukturave, që nga ambasada italiane, duke përfshirë edhe avokatin Andrea Saçone, u arrit që avionit t’i hiqej sekuestrimi. Por nga Shqipëria zyrtare nuk mbërriti asnjëherë një përgjigje zyrtare. “Pala jonë bëri diçka, pasi përmes rrugës ligjore paraqitëm një denoncim për ‘shkelje’”.

Pas ngjarjes në Shqipëri, kompania “Aeroclub Savona” ka ‘ndëshkuar’ pilotin Guido Giudi, duke e përjashtuar nga klubi, pasi ky i fundit nuk kishte informuar mbi detajet e fluturimit të tij jashtë kufijve kombëtar. Pavarësisht kësaj, 69-vjeçari Guidi nuk ishte pilot fillestar. Ai disponon dy patenta për mjete fluturuese, një italiane dhe një tjetër amerikane.

Guidi ka qenë kreu i një kompanie që me ‘flotën’ e tij shoqëronte sipërmarrës të fuqishëm. Por, në shtator 2016, në atë fluturim përtej kufijve ndërkombëtarë, me ‘Piper-in’ e tij u rrëzua në një pyll në periferi të Durrësit, në një zonë nga ku dyshohet se niseshin avionë me drogë drejt Italisë.

Kujtojmë se mjeti fluturues iu kthye kompanisë pronare “Aeroclub Savona” më 9 mars të këtij viti, pasi nuk shërbente më si provë në hetimin e nisur pas dyshimeve se në pistën e Ishmit kryhej trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, në rrugë ajrore. Vetëm pak javë para se të transportohej avioni drejt Italisë, u largua nga Shqipëria edhe piloti Guidi, ndaj të cilit Gjykata caktoi masën e sigurisë “garanci pasurore” në shumën e 10 mijë eurove, me kushtin që ai të paraqitet në prokurori, sa herë është e nevojshme për rrethanat e çështjes.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Sali Berisha shpjegon incidentin në sallën e Parlamentit: Edi Rama mendoi se do ta qëlloja. E vërteta...
Previous article Përplasen nga makina, gruaja dhe fëmija 10 vjeç në luftë me vdekjen…

k.autor

Postime të ngjashme

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe... Aktualitet

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe...

NGA ARRESTIMI NË FRANCË, TE EKSTRADIMI NË SHQIPËRI/ Mediat franceze zbardhin detaje për Ermal Beqirin Aktualitet

NGA ARRESTIMI NË FRANCË, TE EKSTRADIMI NË SHQIPËRI/ Mediat franceze zbardhin detaje për Ermal Beqirin

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar Aktualitet

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT