• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MARTUA ME NJË XHIHADIST SHQIPTAR/ Dalin fotot kush ishte nëna e 11-vjeçarit Alvin Berisha që në 2014 la Italinë për të ikur drejt Sirisë (FOTO)
Home
Breaking News

U MARTUA ME NJË XHIHADIST SHQIPTAR/ Dalin fotot kush ishte nëna e 11-vjeçarit Alvin Berisha që në 2014 la Italinë për të ikur drejt Sirisë (FOTO)

5 November, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prej disa javësh historia e Alvin Berishës ka prekur opinionin publik, duke sensibilizuar shqiptarë dhe italianë me rastin e tij. 11 vjeçari ka ikur bashkë me të ëmën në Siri, dhe tashmë ka mbetur në një kamp pasi ajo ndërroi jetë.

Por kush është Valbona Berisha, e reja që mori të birin dhe shkoi t’i shërbente ISIS, për të humbur më pas jetën?

Valbona Berisha, nga Durrësi, iku nga Italia për në Siri në dhjetor 2014. Ajo jetonte në Via Milano në Barzago, me bashkëshortin e saj Afrimin dhe tre fëmijët e tyre. Kur vendosi që të largohej nga shtëpia, pa i thënë asgjë burrit, Valbona mori vetëm Alvinin dhe u nis për t’i shërbyer Shtetit Islamik të ISIS, ku dyshohet se ka humbur edhe jetën.

Kamerat e aeroportit kanë kapur momente të 37-vjeçares , teksa pret linjën e saj për t’u nisur për në Turqi. Për t’u larguar më pas drejt Sirisë. Falë sinjalit GPS të telefonit është identifikuar vendodhja e parë në Al Babi, një nga zonat më të nxehta në atë kohë të luftës në Siri.

Në Siri, Valbona Berisha ka ndryshuar emër dhe është quajtur Yushra, është martuar me një xhihadist shqiptar me të cilin pati dhe një djalë tjetër.Lajmet e fundit mbi Valbona Berishën i jep biznesmeni kosovar Bedir Elezi, ish-luftëtar i luftës në Kosovë e sot i impenjuar për të kthyer në shtëpi të gjithë fëmijët e gratë e ish-xhihadistëve nga Ballkani.

Sipas rrëfimeve të tij, të vërtetuara dhe nga gazetari italian Luigi Pelazza, Valbona Berisha humbi jetën së bashku me bashkëshortin xhihadist e djalin e tyre gjatë një shpërthimi, teksa po udhëtonin me makinë. Në këtë shpërthim mbeti i plagosur rëndë dhe Alvini, dëmtim që e bënte që të çalonte me një këmbë.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORGJI ME MODELE NGA ITALIA GJITHË NATËN NË PISHINË/ Detaje të REJA për fierakun që iu sekuestrua pasuria marramendëse (FOTO)
Previous article LETRA SEKRETE/ Urdhri i Enver Hoxhës: Ta godasim pa mëshirë Ballin Kombëtar! Asnjë hezitim, ndryshe ne jemi të humbur

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË HAS/ Plagoset një 29-vjeçar! Identifikohet AUTORI Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË HAS/ Plagoset një 29-vjeçar! Identifikohet AUTORI

TENSIONE JASHTË KUVENDIT/ Hidhen vezë drejt deputetëve, shoqërohet në polici Adriatik Lapaj dhe... Aktualitet

TENSIONE JASHTË KUVENDIT/ Hidhen vezë drejt deputetëve, shoqërohet në polici Adriatik Lapaj dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT