• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ALVINI”/ Rama nesër flet si ministër i jashtëm, raporton para opozitës së re për 11-vjeçarin në kampin e Sirisë
Home
Politikë

“ALVINI”/ Rama nesër flet si ministër i jashtëm, raporton para opozitës së re për 11-vjeçarin në kampin e Sirisë

3 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama do të raportojë ditën e nesërme (të hënën) në Kuvend në cilësinë e ministrit të jashtëm lidhur me çështjen e Alvinit, 11-vjeçarit të mbyllur në kamp në Siri.

Ishte kjo një kërkesë e bërë nga shtatë deputetë të opozitës së re, më konkretisht Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Halil Jakimi, Koci Tahiri dhe Kostaq Papa.

Në kërkesën e tyre, kërkohej interpelancë me Ministrin e Jashtëm, por pa specifikuar nëse bëhej fjalë për Ramën apo për Cakajn, duke qenë se shefi i ekzekutivit ia delegoi detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, zv/ministrit Gent Cakaj, i cili u bë mollë sherri për përplasjen Presidencë-Qeveri, pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e tij në postin e kryediplomatit. Megjithatë burime për Report Tv bëjnë me dije se do të jetë vetë kreu i qeverisë që do t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës së re lidhur me 11-vjeçarin në kampin e Siri.

Siç ka deklaruar më herët, sipas Ramës çështja e 11-vjeçarit shkon përtej diplomacisë shqiptare dhe se nxjerrja e tij është e vështirë, megjithatë theksoi se ka një plan me partnerët për ta larguar atë Pikërisht, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve se në cilën fazë është ky plan dhe çfarë është bërë deri më tani për shpëtimin e Alvinit, Rama është thirrur në interpelancë nga opozita e re.

Fillimisht u raportua lajmi i mirë se Alvini ishte nën kujdesin e “Save The Children”, por më pas rezultoi se nuk ishte e vërtetë.

Rasti i Alvinit u publikua nga emisioni investigativ “Le Iene”. Ata arritën të futeshin në një nga kampet – burgje ku kurdët mbajnë ish-luftëtarët e ISIS. Në kampin AL HOL  janë gratë e luftëtarëve të ISIS, por dhe shumë fëmijë, shumë prej të cilëve kanë lindur pikërisht atje. Gazetari shpjegon se reportazhi në këtë kamp nuk ishte një rastësi, por një mision i vërtetë, për të gjetur një fëmijë shqiptar me emrin Alvin. Një fëmijë, i cili ka lindur në Itali 11 vite më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “QETËSOHU, NDESHJA KA PËRFUNDUAR”/ Shikoni momentin e veçantë mes Ronaldos dhe De Ligt në fund të ndeshjes (VIDEO)
Previous article BASHKQEVERISJA/ Rritet numri i ankesave të zgjidhura, shifra

F.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim Aktualitet

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT