Numri ankesave të zgjidhura gjatë kësaj jave nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 31 109 nga 46 713 ankesa të regjistruara.
Sipas shifrave të publikuara këtë javë, rezulton po ashtu se janë 3 958 ankesa të zgjidhura nga 8 438 raste të regjistruara në nivel vendor.
Ndërkaq, janë spikatur 6 raste suksesi për këtë javë prej të cilave 1 vjen nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, ndjekur nga ministria e Arsimit, Sportit dhe rinisë me 2 raste, 2 raste nga Bashkia Berat dhe 1 tjetër nga Bashkia Korçë.
Numri total që ka hyrë përmes një llogarie në në platformën e bashkëqeverisjes është 118 153 ndërsa numri total i regjistrimeve të reja kap shifrat e 19 850.
“Shqiperiaqeduam.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë, ku përmes një mesazhi shumë shpejt mund të gjendet zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre.


