• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE DO BËJMË ZGJEDHJE SHUMË SHPEJT”/ Monika Kryemadhi: Ilir Meta s’kthehet më në LSI, jam unë tani
Home
Politikë

“NE DO BËJMË ZGJEDHJE SHUMË SHPEJT”/ Monika Kryemadhi: Ilir Meta s’kthehet më në LSI, jam unë tani

31 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Byro Politike”, u shpreh se nuk e shqetësonte opinioni i Elisa Spiropalit kur kjo e fundit deklaroi se Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare, duhet të presin zgjedhjet e radhës, për t’u rikthyer në Parlament, pasi sipas Kryemadhit, ajo ishte mushkonja në gjithë xhunglën që po jetojmë sot.

Ajo foli dhe për një rikthim të mundshëm të Metës, në LSI.

Juli Xhokaxhi: E patë reagimin e Elisa Spiropalit?

Monika Kryemadhi: Po lërë Elisën e shkretë. Normal që nuk shqetësohet Elisa se me sa duket mendon që është trau i doganës, vazhdon me ato shtëpitë me qera dhe gjërat që ka atje nëpër prona.

Prandaj nuk pranon vetting Elisa se i dalin gjithë pasuritë që ka në emër të tjerëve që ia di gjithë Shqipëria, gjithë Fieri dhe gjithë Lushnja.

Arion Sulo: Duhet ti nxirrni këto Zonja Kryemadhi…

Monika Kryemadhi: Do t’iu nxjerrim po nuk është armiku im Elisa Spiropali, se unë nuk mendoj që sot shqiptarët s’kano bukë pse Elisa ka falsifikuar dokumente dhe ka nja 22 mijë m2 siç thonë qytetarët e shkretë atje në Fier.

Ndaj Elisa të merret me atë punë njëherë pastaj të flasi. Elisa është në virtualin e saj të çudirave por nuk qëndron problemi te Elisa Spiropali se Elisa është mushkonja e xhunglës në të cilën po jetojmë, kaq.

Juli Xhokaxhi: Zonja Kryemadhi, meqë zotin Meta nuk e kemi përmendur fare sot, është nga të rrallat intervista tuaja..

Monika Kryemadhi: Ç’e keni këtë qejf, që të më dëgjoni mua të flas për Ilir Metën?

Juli Xhokaxhi: Bashkë keni hyrë në politikë, bashkë keni bashkëjetuar në politikë, familje e më gjerë…

Monika Kryemadhi: Unë kam mbijetuar, nuk kam bashkëjetuar…

Juli Xhokaxhi: Vazhdon Partia Socialiste të këmbëngulë, që së paku do ta shkarkojë politikisht në parlament Ilir Metën..

Monika Kryemadhi: Po le të bëj ç’a të dojë.

Juli Xhokaxhi: Nuk ju intereson fare?

Monika Kryemadhi: Po fare, janë qesharakë.

Erl Murati: Teorikisht mund të ketë pasoja të brendshme te Lëvizja Socialiste për Integrim…

Monika Kryemadhi: Pse? Ka thënë nuk vij te LSI-ja. Po të dojë të vij, le të vije. Ne do bëjmë dhe zgjedhjet shumë shpejt, përfitoj nga rasti të njoftoj gjithë anëtarët e LSI të paraqiten pranë zyrave të LSI..

Juli Xhokaxhi: Do e sfidoni Ilir Metën po u kthye në LSI?

Monika Kryemadhi: Të jeni të bindur që nuk do kthehet në LSI.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATË E RËNDË NË MIRDITË/ Dhunohen 2 rojet e një firme dhe shkrumbohen 4 automjete (DETAJE)
Previous article "NATASHA NGA RUSIA"/ Ronela Hajati ndryshon look pas 4 vitesh (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT