• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCË/ Rama: Mini-shengeni ballkanik do të shkojë më tej pas takimit në Ohër me 10 nëntor
Home
Politikë

KONFERENCË/ Rama: Mini-shengeni ballkanik do të shkojë më tej pas takimit në Ohër me 10 nëntor

25 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur për krijimin e Mini-shengenit ballkanik në forumin “17 + 1” në nivel kryetarë bashkish.  Rama tha se ky bashkim ka për qëllim transferimin e dijeve dhe këmbimin e eksperiencave, ndërsa parashtroi se impakti i këtij bashkëpunimi do të ndihet edhe tek qytetarët.

Kreu i qeverisë tha se kjo lëvizje do të shkojë më tej me takimin në Ohër në 10 nëntor, ku do të mblidhen sërish liderët ballkanik.

“Ky është një takim me një rëndësi sepse është një forum që krijon një mundësi të rëndësishme për të gjithë administratorët e qyteteve të mëdha. Sokrati thoshte se forma më e lartë e mençurisë është ajo që vjen me planifikimin e qyteteve. Kjo është edhe sfida më e afërt në jetën e përditshme të njerëzve, ashtu sikundër në qeverisje ka një potencial të jashtëzakonshëm dije. Njerëzit e shohin bashkëpunimin me Kinën si një mundësi për financime por urat e bashkëpunimit me Kinën sjellin dije përmes të cilave këmbehen eksperienca dhe dijë që kthehen në përfitim për vendet dhe qytetet. Më vjen mirë që në këtë forum krijohet mundësi për t’u takuar me drejtuesit e vendeve që ecin në shina të ngjashme me tonat. Dua të nënvizoj rëndësinë e pranisë së kryebashkiakëve nga rajoni ynë që vijnë këtu si vende që përbëjnë formatin 17+1. Është një periudhë kohe në historinë e përbashkët. Përpara disa javësh ne bëmë takim me krerët e Maqedonisë dhe Serbisë bazuar në katër liritë e BE, lëvizjes së njerëzve, mallrave. Kjo lëvizje do të shkojë më tutje me takimin në Ohër me 10 nëntor, ku do të mblidhen liderët ballkanik. Të bëjmë të mundur përtej këmbimit të eksperiencave edhe transferimin e dijes me qëllim zgjerimin e dijes në të gjithë territorin. Impakti i këtij bashkëpunimi do të ndihet tek qytetarët. Nëse ka një pikë ku besoj se ne kemi të drejtë të ftojmë në konflikt miqtë tanë nga rajoni është pika e ushqimit më të mirë. Si ushqehen miqtë dhe të ftuarit në Shqipëri nuk ushqehen në asnjë vend. Sot është e mjaftueshme për të nxitur ju që përveçse t’i bëni yzmetin këtij forumi të përfitoni edhe nga eksperienca e mikpritjes shqiptare”, u shpreh Rama.

Brenda viti 2021 pritet që të ‘vijë në jetë Mini Shengeni’ mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas Ramës brenda këtij viti levizjet e lira mes këtyre vendeve të Ballkanit Perendimor nuk duhet të shihet më si një aspiratë por duhet të bëhet realitet.

Më anë të kësaj dakordësie në Novi Sad mes tre vendeve do të krijohet mundësia që qytetarët të kalojnë kufijtë vetëm me kartë identiteti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZVARRITJA E PROCESIT..."/ Ministri i Jashtëm hungarez: Vendimi i Këshillit për negociatat, hipokrit dhe jashtëzakonisht i dëmshëm
Previous article KAPET ME ISH PROKUROREN LIVE/ Ngjela: Pse u larguat nga sistemi apo për moral, se tani vini këtu e ankoheni?

k.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT