• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“IK THYEJ QAFËN”/ Çobani: I denoncova se mbollën hashash, nuk më japin rrogën e 5 muajve
Home
Aktualitet
Kronikë

“IK THYEJ QAFËN”/ Çobani: I denoncova se mbollën hashash, nuk më japin rrogën e 5 muajve

22 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një çoban ankohet në Fiks Fare se nuk ka marrë rrogën e 5 muajve.

Behar Alsani ankohet se pronarët për të cilët ka punuar për plot 5 muaj nuk e kanë paguar, pasi ai i ka denoncuar se kanë mbjellë hashash.

“Kam punuar çoban në Orikum, te një familje. Kishin shumë lopë dhe i çoja në Karaburun. Unë jam nga Çerma e Lushnjes dhe këtu nuk punoja. Kam punuar edhe më parë atje dhe më morën në telefon që të punoja se u kishte vdekur babai. Më thanë do e kesh rrogën në fillim 200 mijë, më pas 170 dhe më vonë 150” thotë Behari.

Ai pohon se ka punuar disa muaj dhe nuk i kanë dhënë asgjë.

“Një ditë shkoj me lopët që tu jap ujë në një burim në Karaburun. Te burimi shikoj 23 rrënjë kanabis. Pronari më tha se nëse hap gojën, do e kisha keq. Nuk hapa gojë. Pas disa ditësh më thonë të shkoja ti vadisja. Nuk pranova, por ata s’më dhanë asnjë pagë. Në fund të muajit gusht denoncova në policinë e Orikumit” vijon më tej çobani.

Ai shton se ka shkuar te vendi ku u mboll hashash bashkë me policët.

“Shkoj dhe në Policinë e Vlorës, bëj deklarime dhe më thanë të iki në Çermë. Më lanë në mes të Vlorës, s’kisha asnjë lekë. Erdhi njëri nga Librazhdi dhe më mori. Unë kërkoj lekët e mia, pagat e 5 muajve. Di që ata u shoqëruan dhe ndejtën në burg, por kam mësuar se janë liruar sërish. Drogën e kishin ata që punoja unë” përfundoi çobani.

Më tej ai mori në telefon një nga pronarët dhe i kërkoi lekët e pagave. Pronari i kërkon llogari se përse iku në atë mënyrë. Ndërkohë, çobani i kërkon se ku është i vëllai dhe pse nuk ia hap telefonin.

“Të ka marrë malli për të” është përgjigjja e pronarit, ndërsa çobani i kërkon sërish paratë dhe i përmend edhe lëndën narkotike. “Po drogën unë e mbolla” i thotë Behari, ndërsa pronari ia kthen se “ik thyej qafën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRISI E NGELI NË KLASË/ Reagon Arbana: Duhet të punoja, jetonim me qera (FOTO)
Previous article NË SIRI KA MË SHUMË SE 50 ALVINË! Kreu i Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve letër Ramës: Sillni fëmijët shqiptarë në shtëpi! Në Siri ka më shumë se 50 Alvinë

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT